Investimet tek Gjiri i Lalzit, Gjiknuri në terren: Dy PROJEKTET 13 mln EURO

Publikuar tek: ekonomi, më 11:41 03-02-2018 Investimet tek Gjiri i Lalzit, Gjiknuri në terren: Dy PROJEKTET 13 mln EURO

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, shoqëruar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Arben Skënderi inspektuan kantierin e punimeve për ujësjellës/ kanalizimet në Gjirin e Lalzit dhe fshatrat përreth.

Në këtë zonë po zbatohen dy projekte investimi që sëbashku arrijnë në vlerën e rreth 13 milion eurove ndërsa përfitojnë 30 mijë banorë. Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza dhe Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Përdorura në zonën turistike. Në këtë investim do ndërtohen kolektori kryesor i kanalizimeve; kolektori me ngritje mekanike; 4 stacione pompimi ashtu sikurse impianti me një kapacitet përpunimi 15000 banorë.

Projekti i dytë ka të bëjë me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit. Uji do të merret në tubacionin e ujësjellësit që vjen nga Fushe Kuqja me sasi 150 liter/sek. Në këtë investim do ndërtohet linja kryesore e tubacionit; depoja e re e ujit me kapacitet 1500 m3; linja kryesore e shëprndarjes nga depo tek zona e Gjirit të Lalzit.

“Me përfundimin e këtij impianti i cili do të vihet në funksionim në vitin 2019, e gjithë kjo zonë nuk do të ketë më probleme me trajtimin e ujërave te zeza. Do kemi një zgjidhje me një teknologji të fundit, projekti i bërë është ndër me bashkëkohorët. Realisht i jep një zgjidhje përfundimtare gjithë kësaj zone dhe i shërben gati 30 mijë banorëve të cilët do të lidhen me këtë rrjet. Vepra po shkon shumë mirë, unë pata një bisedë edhe me kontraktorët, gjithçka po shkon sipas planit”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Më tej, ai u ndal tek reforma në sektorin e ujit të pijshëm dhe nevoja për rritjen e performancës së ndërmarrjeve të ujësjellës/kanalizimeve në të gjithë vendin.

“Qeveria shqiptare, në vazhdën edhe të aksionit që ka nisur për një mirëadministrim të sistemit të ujit që është i lidhur me kanalizimet, pikërisht këtë ka qëllim, rritjen e performancës ekonomike. Rritja e arkëtimeve, shëndoshja financiare e gjithë sektorit, në mënyrë që të kemi investime aq të nevojshme duke filluar nga zona që kanë potencial më të madh ekonomik siç janë zonat me përparësi turizmi”, nënvizoi Gjiknuri.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026854991912842
array(1) { ["section"]=> string(80) "investimet-tek-gjiri-i-lalzit-gjiknuri-ne-terren-dy-projektet-13-mln-euro-108957" }