“Investitorë, hajdeni në Shqipëri nuk mjafton”…6 arsyet pse bizneset e huaja stepen për investime në vend

Publikuar tek: ekonomi, më 19:55 06-01-2018 “Investitorë, hajdeni në Shqipëri nuk mjafton”…6 arsyet pse bizneset e huaja stepen për investime në vend

“Hajdeni investoni në Shqipëri”, është një slogan që nuk mjafton për të sjellë në vend investitorët e huaj.

Eshtë pikërisht Marinela Jazoj, drejtore ekzekutive e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në vend që prej 15 vjetësh, që në një intervistë për gazetarën Aurora Sulçe, ka dhënë disa konstatime për investimet e huaja në vend.

“Vendi vazhdon rrugën e gjatë të zhvillimit…ekonomia pritet të rritet me rreth 4 përqind, kjo falë investimeve më të mëdha në vend, gazësjellësit TAP dhe Hidrocentralit Devoll, të cilët kanë një peshë të rëndësishme në fluksin e investimeve të huaja në vend, duke e renditur të dytën në rajon pas Serbisë, me 983 milionë euro në vitin 2016” thotë, Marinela Jazoj.

Por të sjellësh në Shqipëri investitorë të huaj ka sfidat e veta. Vajza që ka 15 vite që merret me këtë proces rendit disa prej tyre.

Reforma në drejtësi (1), një nga kushtet kryesore të qartësimit të shumë pengesave në zbatimin e ligjit dhe klimës së të bërit biznes, por edhe në luftën e vazhdueshme ndaj korrupsionit

(2). Investitorët e huaj kanë nevojë për një mjedis të parashikueshëm, të qëndrueshëm dhe të sigurt, ku respektimi dhe sundimi i ligjit, dhe eleminimi i praktikave korruptive janë thelbësore.

Gjithashtu, administrata publike (3) duhet të jetë më efikase dhe e besueshme.

“Ndryshimet e shpeshta të taksave (4) dhe ligjeve (5) krijojnë konfuzion dhe pasiguri për investitorin” thotë në intervistë për gazetarën Aurora Sulçe, drejtoresha ekzekutive e investimeve të huaja.

Buqësia e turizmi, janë sektorët që mbeten të lakmuar. Por nuk mbeten pas as sektorë të tjerë sic është energjia dhe industria fason, duke marrë parasysh fuqinë punëtore në vend.

Por Marinela, ka një tjetër hall. Duke punuar me shumë qeveri, sheh dhe defektet te qeveritarët.

“Bashkëpunimi me një qeveri është premtues në fillim, po pastaj fillon lodhja për ndërtimin e kontakteve dhe raporteve të reja (shpesh përdor dhe njohjet personale) pasi, sic e ka treguar koha, qeveritë e reja sjellin edhe drejtues të rinj (6), deri në momentin kur periudha zgjedhore afron dhe vëmendja e qeverive përqëndrohet në fushatën zgjedhore.

Biznesi nuk arrin të kuptojë vonesat e proceseve të veta, të cilat zvarriten për arsye të tilla”, thotë në intervistë, Marinela Jazoj.

(Marrë me shkurtime nga citizens-channel. Intervistë e gazetares Aurora Sulçe) 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taksa e banesës, a do ta paguajnë emigrantët? Flet drejtori në MF
Krijimi i tregut të përbashkët rajonal, jepet alarmi: Bizneset shqiptare do të mbyllen »
Article Logic
Execution time: 0.014556169509888
array(1) { ["section"]=> string(109) "investitore-hajdeni-ne-shqiperi-nuk-mjafton-6-arsyet-pse-bizneset-e-huaja-stepen-per-investime-ne-vend-105682" }