Inzaghi si Sedorf, rrezikon shkarkimin tek Milani

Publikuar tek: sport, më 15:26 23-01-2015 Inzaghi si Sedorf, rrezikon shkarkimin tek Milani

Ekipi arriti të grumbullojë vetëm 26 pikë në 19 ndeshjet e fazes së parë dhe ndodhet në vendin e 10-të, 20 pikë larg Juventusit kryesues dhe 7 pikë larg Napolit të vendit të 3-të

Intuita, arma sekrete që Berluskoni ka përdorur për përzgjedhjen e lojtarëve dhe trajnerve që i kanë dhënë suksese të mëdha tek Milani duket se nuk po funksionon. Pas gabimit në përzgjedhjen e Sedorfit duket se Berluskoni ka gabuar edhe me emërimin e Inzagit. Super-Pipo erdhi me shumë bujë në krye të pankinës kuqezi. Nisur nga suksesi me të rinjtë e Milanit, shumëkush mendonte se Filipo Inzagi do të ishte Antonio Konte i ri ndërsa vetë Inzagi deklaroi se synonte të bëhej “Ançeloti i Milanit”. Por, 7 muaj nga marrja e detyrës, aventura e Super-Pipos  si trajner i klubit kuqezi, rrezikon të ndërpritet.  Paraqitjet dhe rezultatet e dobëta të skuadrës, kanë sosur durimin e gjithë klubit kuqezi dhe presidentit. Nisur nga performanca e tanishme, objektivi Champions duket i pamundur.

Ekipi arriti të grumbullojë vetëm 26 pikë në 19 ndeshjet e fazes së parë dhe ndodhet në vendin e 10-të, 20 pikë larg Juventusit kryesues dhe 7 pikë larg Napolit të vendit të 3-të . Pipo arriti të lërë gjurmë si lojtar por si trajner siç duket do të ketë fatin e ish- shokut të skuadrës tek Milani Klarens Sedorf.  Dy ndeshjet e ardhshme përballë Lacios, të shtunën në kampionat dhe të martën në kupë, do të jenë vendimtare për fatin e Inzagit. 

Edhe pse pak ditë më pare ka qenë ish-Kavaljeri që ka folur personalisht me Inzagin duke i mohuar zërat për shkarkimin e tij, të përditshmet italiane, kanë filluar të nxjerrin emrat e parë për pasardhësin e Inzagit tek Milani. Përfliten emrat e Luçiano Spaletit, Ciro Ferrarës dhe Kristian Panuçit. 

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Portieri De Gea alarmon Red Devils për të ardhmen, nuk ka rinovim
Tirana përgatitet për Teutën, autobusë falas për tifozët bardheblu »
Article Logic
Execution time: 0.03413987159729
array(1) { ["section"]=> string(53) "inzaghi-si-sedorf-rrezikon-shkarkimin-tek-milani-1290" }