Irani bojkoton pelegrinazhin në Mekë

Publikuar tek: bota, më 15:30 29-05-2016 Irani bojkoton pelegrinazhin në Mekë

Iranianët nuk do të marrin pjesë në pelegrinazhin e këtij viti në Mekë pas “pengesave” të ngritura nga Arabia Saudite, përgjegjësi për ruajtjen e vendeve të shenjta të islamit, ka thënë ministri i Kulturës së Iranit, Ali Jannati, këtë të dielë.

“Pas dy seri negociatash pa ndonjë rezultat për shkak të pengesave të ngritura nga Arabia Saudite, pelegrinët iranianë për fat të keq nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në Haxh”, ka thënë ai.

Pelegrinazhi pritet të mbahet në shtator të këtij viti ku miliona besimtarë myslimanë nga e gjithë bota i drejtohen vendit të shenjtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22269988059998
array(1) { ["section"]=> string(42) "irani-bojkoton-pelegrinazhin-ne-meke-41814" }