Irani i përgjigjet SHBA-ve me kundër-sanksione

Publikuar tek: bota, më 21:37 03-02-2017 Irani i përgjigjet SHBA-ve me kundër-sanksione

Nuk kanë kaluar më shumë se 6 orë nga njoftimi i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër 13 individëve dhe kompanive iraniane dhe shhteti islamik i është përgjigjur po me të njëjtën monedhë.

Sanksionet e SHBA-ve u vendosën pas testimit të një rakete balistike nga Irani që tashmë ka bërë të ditur kundër-sanksionet ndaj SHBA-ve dhhe ka deklaruar se Donald Trump ka shkelur marrëveshjen nukleare të arritur mes SHBA-ve dhe gjashtë shteteve të tjera.

“Sanksionet e reja nuk janë në përputhje me angazhimet dhe rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në përgjigje të këtyre sanksioneve Irani do të vendosë kufizime ligjore për disa individë dhe sibjekte amerikanë që janë të përfshirë në ndihmën për themelimin e disa grupeve terroriste rajonale”, thuhet në deklaratë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025104999542236
array(1) { ["section"]=> string(52) "irani-i-pergjigjet-shba-ve-me-kunder-sanksione-67666" }