Irani mund t’i bashkohet gazsjellësit TAP që kalon përmes Shqipërisë

Publikuar tek: ekonomi, më 20:15 21-08-2015 Irani mund t’i bashkohet gazsjellësit TAP që kalon përmes Shqipërisë

Azerbajxhani i ka kërkuar Irani që të bëhet pjesë e gazsjellësit TAP që do të transportojë gazin azer drejt Europës.

Kërkesa drejtuar Teheranit është që Republika Islamike të bëhet pjesë e gazsjellsti TANAP që kalon përmes territorit turk, si dhe gazjsellsit TAP që nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë transporton gazin drejt Italisë për të arritur tregjet e Bashkimit Europian.

Sipas Bakusë, kjo është një mundësi e mirë për Iranin të përfitojë nga kapacitetet gjigande të gazit që disponon.

Marrëveshja e arritur mes Iranit dhe Perëndimit ka heq sanksionet ndaj Teheranit, çka do të thotë se Republika Islamike e ka rrugën e hapur për të nisur transportin e gazit drejt Europës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14440584182739
array(1) { ["section"]=> string(74) "irani-mund-t-i-bashkohet-gazsjellesit-tap-qe-kalon-permes-shqiperise-18899" }