Irma Libohova e revoltuar demaskon një person: Sjellje të tilla nuk i toleroj, mos bini pre e këtij fenomeni

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:54 15-03-2017 Irma Libohova e revoltuar demaskon një person: Sjellje të tilla nuk i toleroj, mos bini pre e këtij fenomeni

Këngëtarja Irma Libohova ka demaskuar organizatorin e një prej koncerteve të saj i cili nuk i ka kthyer paratë që i detyrohej.

Teksa ka publikuar identitetin dhe foton e tij, Irma ka theksuar se sjellje të tilla nuk i duron dot dhe u ka kërkuar artistëve që të bëjnë kujdes ndaj një fenomeni të tillë.

Reagimi i Irma Libohovës:

Miq të dashur! Unë kam vendosur të bëj publik një fenomen që jo rralle i ka ndodhur artistëve. Pasi organizatorët e koncerteve propozojne artistët për festa të ndryshme, lidhen me ca fjalë të cilave duhet tu qendrosh korrekt. Ata njerëz që më njohin dhe kanë pasur punë me mua, mund të dëshmojnë korrektesën time ekstreme. Mirepo jo gjithmone gjerat shkojnë kështu me palën tjetër. Pasi udhetojmë me mijëra km e shkojmë në ditën që duhet, në orën që duhet, në vendin që duhet dhe pasi publiku argëtohet, e ne bashkë me ta, në fund kontraktuesi duhet të shlyejë detyrimet. Me personin që shihni në foto nuk ka ndodhur kështu.

 Ky është Ari Kasapi, që në Facebook ka emrin "Koncerte ne ishujt greke". Pasi e kam njoftuar me disa mesazhe që të përmbushë detyrimin e mbetur nga puna e kryer, ky zotëri nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Në 45 vite karrierë jam përpjekur të marr përgjegjësitë e duhura profesionale, shpesh dhe me sakrifica, prandaj dhe sjellje të ketij lloji nuk i duroj e as nuk i toleroj.

Ju bëj thirrje miq, artistë, kolegë e ju publiku im, që të shperndani këtë post, në mënyrë që askush në asnjë profesion të mos jetë viktimë e këtij fenomeni. Ju faleminderit!

ir.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024370908737183
array(1) { ["section"]=> string(112) "irma-libohova-e-revoltuar-demaskon-nje-person-sjellje-te-tilla-nuk-i-toleroj-mos-bini-pre-e-ketij-fenomeni-71918" }