Ironia e gazetarëve të kronikës së zezë, për orët e gjata në dyert e prokurorisë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:11 14-03-2015 Ironia e gazetarëve të kronikës së zezë, për orët e gjata në dyert e prokurorisë Ironia e gazetareve te kronikes se zeze, te shtrire \"per gjume\" te kafja perballe prokurorise

Gazetaret dhe gazetarët e kronikës së zezë në media, ata të televizioneve, kanë gjetur një mënyrë mjaft interesante për të ironizuar orët e gjata që po harxhojnë në prokurorinë e krimeve të rënda, ndërkohë që prej më shumë se një jave vijon “odiseja” e pyetje-përgjigjeve për çështjen “Doshi”. 

Kanë shkuar në kafen përballë prokurorisë, dhe për të treguar që ditë natë po e kalojnë në ambientet para prokurorisë së krimeve të rënda, janë shtrirë në kolltuqet e klubit, për të treguar se gjithçka e jetës së tyre tani po ndodh vetëm rreth atyre ambienteve. Dhe kanë zgjedhur ditën e 14 Marsit, kur gjithë Tirana e Shqipëria janë në festë, ndërkohë ata janë në punë, për të sjellë informacionin e fundit te qytetarët. Ka qenë ideja e Klodiana Lala (Neës24), Anduena Llabani (Ora Neës) Anila Hoxha (Top Channel) dhe Arsen Rusta (A1 Report) që kanë dashur të japin mesazhin për të gjithë, zyrtarët, politikanët, por edhe gazetarët e tjerë, shefat e tyre.

Dhe pasi sheh këtë foto, s’ka sesi të mos thuhet, se ata janë “heronjtë” e paheshtur dhe të pagjumë të informacionit të fundit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur politikanë e biznesmenë luanin volejboll
Dita e verës/ Linda thyen “traditën”, nuk shoqëron Ramën në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.01845908164978
array(1) { ["section"]=> string(84) "ironia-e-gazetareve-te-kronikes-se-zeze-per-oret-e-gjata-ne-dyert-e-prokurorise-5880" }