Ironia e katolikut: Qafsha t’gjith qysh se politika merret me ndeshje e mesha, une me Myftiun do bëjmë reformën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:10 18-06-2016 Ironia e katolikut: Qafsha t’gjith qysh se politika merret me ndeshje e mesha, une me Myftiun do bëjmë reformën Dom Gjergj Meta

Nuk i ka shpëtuar syrit të një prifti katolik si dom Gjergj Metës gjithë euforia që ka kapur politikën shqiptare dhe atë kosovare sa i përket ndeshjeve të kombëtares së Shqipërisë në Euro2016, apo ndërhyrjes së presidentit Thaçi për meshën e Papës në Vatikan. 

I dëshpëruar për faktin se politikanët po flasin për gjerat që duhet të bëjnë të tjerët, dom Gjergji thotë se po ndryshojnë rolet. Dhe në mënyrë ironike shkruan:

“Qafsha t'gjith qysh se kryeministra, ministra e deputetë, merren me meshë në Vatikan, ose me ndeshjet e kombëtares, kam frikën se reformën në drejtësi do ta bëj unë me myftiun e Durrësit dhe me ndihmën e de Biasit. Por, po pres qe Myftiu të mbarojë Ramazanin dhe de Biasi kampionatin europian. Unë ndërkohë, shoh ndeshjet e shkoj në ndonjë Iftar”, shkruan Dom Gjergji.

Reagimi I tij erdhi pasi Rama publikoi mesazhet që i ka sjellë ish-trajneri Italian për kombëtaren shqiptare dhe përgjigjen që shefi i qeverisë shqiptare i ka kthyer. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022382974624634
array(1) { ["section"]=> string(115) "ironia-e-katolikut-qafsha-t-gjith-qysh-se-politika-merret-me-ndeshje-e-mesha-une-me-myftiun-do-bejme-reformen-43912" }