Ironia e Ramës në Sky News: Një ditë miliarda shqiptarë do fluturojnë dhe do pushtojnë Britaninë

Publikuar tek: politike, më 21:26 26-04-2016 Ironia e Ramës në Sky News: Një ditë miliarda shqiptarë do fluturojnë dhe do pushtojnë Britaninë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Sky News” ku ka komentuar deklaratat e bëra së fundmi në Britaninë e Madhe që përfshijnë Shqipërinë në debatin për referendumin.

 “Është e çudishme se si vendi i Winston Churchill, një nga nga shoqëritë më të mëdha në botë, po diskuton për mundësinë e largimit nga BE dhe harron esencën e këtij debati, që BE është imagjinuar dhe ndërtuar si një projekt i madh për paqen, sigurinë dhe prosperitetin”, ka thënë kryeministri.

Ai gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet duke i konsideruar “nonsense” se anëtarësimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera më BE mund të sjellë miliona emigrantë ekonomik drejt Britanisë.

Duke qeshur Rama pyeti: “Një ditë ju do shikoni miliarda e miliarda shqiptarë duke fluturuar në qiejt britanik dhe do ju pushtojnë, njësoj si në filmat e animuar?”

Më tej Rama ka shtuar: “Pyesni gjermanët, francezët, danezët apo këdo tjetër nëse ata kanë parë në qiejt e tyre shqiponja shqiptare. Është nonsense. Nuk mund të imagjinojë se si një shoqëri fantastike si britanikja të drejtohet në këtë debat fëminor.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha publikon fotot: Këta janë 27 ushtarët e Emiljano Shullazit (Foto-Video)
“Arben Frroku është arrestuar në Hollandë por policia shqiptare nuk vepron” »
Article Logic
Execution time: 0.017590999603271
array(1) { ["section"]=> string(101) "ironia-e-rames-ne-sky-news-nje-dite-miliarda-shqiptare-do-fluturojne-dhe-do-pushtojne-britanine-38776" }