Ironia goditëse e analistit pas deklaratës së Vangjush Dakos për Lul Berishën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:20 15-12-2016 Ironia goditëse e analistit pas deklaratës së Vangjush Dakos për Lul Berishën

Reagime të shumta ka shkaktuar justifikimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos, pas publikimit të skandalit ku rezultonte se ai ishte i përfshirë në lirimin parakohe të Lulzim Berishës nga burgu.

Analisiti Lutfi Dervishi është një prej tyre që ironizon Dakon duke u shprehur: “Punë ka, por profesionistët i paskërkemi patur në burg!”

Pas publikimit të skandalit, Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Dakos dhe nisjen e hetimit nga prokuroria.

“Ka një procedurë që çdo i dënuar që dënohet me dënim alternativ, që do të thotë me një punë vullnetare në komunitet, ne i ofrojmë punën në ndërmarrjet tona të shërbimeve, në ndërmarrjen komunale të pastrimit të plazhit, të pastrimit të qytetit, të dekorit apo të gjelbërimit.Punë vullnetare, ata punojnë pa shpërblim nga ana jonë sepse e kanë dënim nga gjykata.Nuk ka marrë vendim gjykata akoma se ku do të punojë i dënuari Berisha.Këto janë procedura rutinë të përditshme.Në të gjitha rastet kur gjykata ka dhënë vendim që një i dënuar të punojë pranë Bashkisë, por kjo nuk do të thotë arkitekt në Bashki, por pranë ndërmarrjeve të shërbimeve në Bashki.Ne zbatojmë vendimin e  gjykatës”, u shpreh më parë Dako.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama në këmbë natën vonë në bulevard, qytetari: Bukur fare, por na ke lënë pa punë. I përgjigjet kryeministri
U denoncua nga bashkëshorti për dhunë fizike, reagon këngëtarja shqiptare: Dorën që e përkëdheli e konsideroi shuplakë »
Article Logic
Execution time: 0.023401975631714
array(1) { ["section"]=> string(83) "ironia-goditese-e-analistit-pas-deklarates-se-vangjush-dakos-per-lul-berishen-62733" }