Isa Mustafa ironizon delegacionin në Bruksel: Punën e tyre e ka bërë vetëm Edita Tahiri

Publikuar tek: rajon, më 15:18 09-01-2019 Isa Mustafa ironizon delegacionin në Bruksel: Punën e tyre e ka bërë vetëm Edita Tahiri Isa Mustafa

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Isa Mustafa, e ka cilësuar si të parëndësishëm delegacionin kosovar që udhëtoi dje drejt Brukselit, i përfaqësuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Kreu i LDK-së ka thënë se më parë punën e gjithë këtij delegacioni të madh në numër e ka kryer vetëm një ministre, duke iu referuar Edita Tahirit.

“Dje Kosova u përfaqësua në Bruksel nga një delegacion pa relevancë. Mos të flas për numrin. Më parë, me kompetencë, një ministre e bënte punën e gjithë atyre që ishin në Bruksel”, ka shkruar ish-kryeministri Mustafa.

Siç raportopjnë mediat në Kosovë, Mustafa gjithashtu, ka thënë se LDK-ja e konsideron shumë serioze çështjen e dialogut, dhe sipas tij nuk mund të përfaqësohet nga njerëz pa legjitimitet të cilët nga Brukseli zgjedhin për të përgojuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Bashkëkryesuesit në deklaratat e tyre nga Brukseli u munduan t'i tregojnë Kosovës se kush janë. Ata u morën me vetveten, jo me esencën e dialogut; u morën me taksën, pa dhënë përgjigje, dhe u morën me LDK-në. LDK konsideron se dialogu me Serbinë është çështje shumë serioze për Kosovën. Një çështje serioze duhet të ketë qasje serioze dhe institucione që e përfaqësojnë me legjitimitet. Jo njerëz që shkojnë në Bruksel për të përgojuar opozitën. Logjika dhe kultura evropiane nuk i kultivon dhe nuk i preferon sjelljet e tilla”, ka shtuar Mustafa.

Sipas tij, dialogun e Brukselit duhet ta udhëheqë një Qeveri e cila ka përkrahje të gjerë, dhe që ka unitet, në të kundërtën Mustafa paralajmëron se dikush tjetër do t’i nënshkruaj letrat, e partitë do të vazhdojnë të përplasen ndërmjet veti.

“Kosovën në Bruksel duhet ta përfaqësoj një Qeveri me përkrahje të gjerë, e cila për çështje të dialogut arrin të sigurojë unitet. Ndryshe, të tjerët do na i bëjnë letrat e ne do të vazhdojmë të përplasemi ndërmjet veti”, është shprehur kreu i LDK-së.

Mustafa ndër të tjera në reagimin e tij, ka folur edhe për porosinë që ka marrë pala kosovare dje nga Brukseli për të hequr taksën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024472951889038
array(1) { ["section"]=> string(93) "isa-mustafa-ironizon-delegacionin-ne-bruksel-punen-e-tyre-e-ka-bere-vetem-edita-tahiri-148097" }