Isa Mustafa në Tiranë, mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri–Kosovë më 23 mars

Publikuar tek: politike, më 09:52 09-03-2015 Isa Mustafa në Tiranë, mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri–Kosovë më 23 mars

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Rama. Gjatë fjalës së mbajtur Rama njoftoi se do të zhvillohet një takim i përbashkët mes dy qeverive më 23 mars të këtij viti në Tiranë.

“Ne ndajmë së bashku mendimin  se marrëdhëniet Shqipëri- Kosovë janë të shkëlqyera dhe vllazërore dhe se  partneriti strategjik është një instrument themeltar që përcakton dhe do të të përcaktojë vazhdimësinë e këtyre marrëdhënieve. Unifikimi i doganave që u bë më  më 16 shkurt , është jo vetëm shenjë ndërveprimi ekonomik por edhe vullnetit të përbashkët në funksion të krijimit të një zone ekonomike jo vetëm në zonën  e rajonit", u shpreh kryeministri Rama në fjalën e mbajtur para mediave.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shprehu mirënjohjen e tij për shtetin shqiptar dhe falenderoi homologun e tij Rama.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e çmuar të qeverisë shqiptare në fazat e shtetndërtimit tonë, si një kontribut i veçantë në politikat europiane dhe botërore . Po ndërtojmë marrëdhënie të mira në arsim e kulturë  por do të punojmë fort edhe për marrëdhëniet tregëtare. Kemi nevojë të bashkëpunojmë në sektorin ekonomik të cilit i kemi dhënë prioritet të madh”, u shpreh Mustafa.

Pas këtij takimi me kryeministrin Rama, Mustafa do të takojë edhe kreun e Parlamentit Meta, presidentin Nishani si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha kërkon “20 shkurt” të dytë: Rrezikojmë konflikt civil
Mhill Fufi braktis Komisionin e Ligjeve: Të zgjidhet çështja e Metës »
Article Logic
Execution time: 0.024466037750244
array(1) { ["section"]=> string(86) "isa-mustafa-ne-tirane-mbledhja-e-perbashket-e-qeverive-shqiperi-kosove-me-23-mars-5327" }