Ish-ambasadori i SHBA, John Withers në Tiranë, do të nderohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj

Publikuar tek: politike, më 08:35 21-10-2015 Ish-ambasadori i SHBA, John Withers në Tiranë, do të nderohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj Ish-ambasadori i SHBA ne Tirane John Withers dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Withers do të vijë në Shqipëri, në një vizitë jo shumë të shkurtër, por që do të mbartë takime të rëndësishme për të. 

Nuk vjen për mision të veçantë, por vjen të kontaktojë me miqtë e vjetër të tij, të cilët sot janë në pushtet.

Kështu, ditën e enjte, sipas informacionit të newsbomb.al, ambasadori John Withers do të nderohet në një ceremoni të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Një ceremoni, në të cilën do të marrë çelësin e qytetit të Tiranës, simbolin e qytetit, dhe do të jenë të ftuar personalitete nga bota e politikës, shoqërisë civile, medias etj.

Dihet impenjimi i ambasadorit Withers  në opozitën e dikurshme, këshillat dhe rritja politike në atë kohë edhe e kryebashkiakut aktual të Tiranës. Ambasadori Ëithers u kthye një personazh i dashur për shqiptarët. U tregonte fëmijëve barcaleta me përmbajtje politike dhe mesazhe për ish qeverinë “Berisha” dhe u bë edhe personazh i “Portokallisë”, emisionit satirik për shkak të të thënurit të gjërave troç.

Ai u emërua si ambasador në Shqipëri nga ish presidenti amerikan George W.Bush në gusht të vitit 2007 dhe në 10 nëntor 2010 u zëvendësua në detyrën e tij nga ish-ambasadori Alexandër Arvizu. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Besnik Mustafaj: Edi Rama, karikaturë e Berishës, por Lul Basha nuk është frymëzues
Deklarata bombë e Fatmir Xhafajt: 35 përqind e gjyqtarëve kanë mbi 300 mijë euro pasuri, nuk justifikohet »
Article Logic
Execution time: 0.021692991256714
array(1) { ["section"]=> string(96) "ish-ambasadori-i-shba-john-withers-ne-tirane-do-te-nderohet-nga-kryebashkiaku-erion-veliaj-23618" }