Ish-deputeti i PS Arben Isaraj: Për 21 janarin duhet vënë drejtësi

Publikuar tek: politike, më 15:22 21-01-2015 Ish-deputeti i PS Arben Isaraj: Për 21 janarin duhet vënë drejtësi

Ish-deputeti i  Partisë Socialiste ka reaguar sot në ‘’Facebook” në lidhje me të vërtetën e ngjarjeve të 21 Janarit dhe harresën që u është bërë atyre. Sipas tij e vërteta e 21 Janarit është si uji që asnjëherë nuk mund të digjet nga zjarri politik. 

“A është sot 21 janari, vetëm një kujtim? Në fund të fundit, çfarë është një kujtim ? Asgjë....... Nuk mund ta prekësh e nuk mund ta shohësh.”, shkruan Isaraj duke nënkuptuar se 21 Janari dhe drejtësisë për të nuk i duhen vetëm përkujtimoret, drekat dhe lulet.

Më tej ish-deputeti Isaraj shkruan se asgjë nuk është vendosur derisa të zgjidhet drejtë.

“E vërteta e 21 janarit, është si uji e ndërsa e pavërteta rreth saj, si zjarri. Zjarri politik mund të djeg shumë jetë e prova, por asnjëherë ujin. Të harrosh e të shkatërrosh të shkuarën, është një teori që s’bëhet kurrë realitet. Asgjë nuk është vendosur derisa të zgjidhet drejtë. “Fiat Justitia Organzata ruat cealum”- “Le të bëhet drejtësia edhe pse qiejt bien”. Parim-fraza latine nënkuton besimin se drejtësia duhet të realizohet pa marrë parasysh pasojat.”, shpreh shqetësimin e tij Isaraj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmimi i Naftës/ PD dhe qytetarët kritika ndaj Ramës
KQZ hap vende të reja pune me rrogë 600 mijë lekë »
Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938
array(1) { ["section"]=> string(70) "ish-deputeti-i-ps-arben-isaraj-per-21-janarin-duhet-vene-drejtesi-1117" }