Ish deputeti: Rama dhe Basha do dalin bashkë këto zgjedhje… Kujtoni se ata nuk bëjnë takime të fshehta?

Publikuar tek: aktualitet, më 11:43 14-03-2018 Ish deputeti: Rama dhe Basha do dalin bashkë këto zgjedhje… Kujtoni se ata nuk bëjnë takime të fshehta? Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozites Lulzim Basha

Ish deputeti i parlamentit shqiptar Eduart Ndocaj thotë se Basha dhe Rama do të dalin bashkë në zgjedhje.

 Ai ngrë dyshime se të dy liderat bëjnë takime të fshehta e se janë si dashuria me shikim të parë që kur Basha ishte në çadër.

 "Basha dhe Rama duken si binjakë se janë edhe të dy të gjatë. Ata do dalin bashkë këto zgjedhje. Ndaj nuk besoj të bëj aleancë me asnjërin. Kujtoni se ata nuk bëjnë edhe takime të fshehta?! Si dashuria me shikim të parë janë të dy që kur ishte Luli në çadër. Iu dhimbs Ramës atëherë kur ishte Luli në çadër dhe kanë nisur bashkëpunimin. Nga ana tjetër opozita nuk po bën rolin e saj por bashkëpunon me qeverinë”.-shprehet Ndocaj në emisionin”Ditë e Re” në Ora News.

Në mbyllje të intervistës ai bën thirrje që shqiptarët të mos votojnë me ndjenjë partiake, por për fëmijët dhe familjet, sepse vota është e shenjtë.

“Mos vrit veten me votën”. -shprehet ish deputeti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita e Verës! Tradita vazhdon, ja si e feston ky qytet (FOTOT)
ITALI/ Arrestime masive për trafikim droge, ZBULOHET identiteti i 20 shqiptarëve (LISTA ME EMRA) »
Article Logic
Execution time: 0.017822027206421
array(1) { ["section"]=> string(107) "ish-deputeti-rama-dhe-basha-do-dalin-bashke-keto-zgjedhje-kujtoni-se-ata-nuk-bejne-takime-te-fshehta-113225" }