Ish-deputeti socialist: Kur Rama erdhi në Elbasan, Nano na porositi ta ndihmonim

Publikuar tek: politike, më 11:28 05-03-2016 Ish-deputeti socialist: Kur Rama erdhi në Elbasan, Nano na porositi ta ndihmonim

Ish-deputeti Taulant Dedja, i përjashtuar nga Partia Socialiste komenton sulmet e djeshme dhe vërshëllimat kundër ben Blushit. Ai sjell në vëmendje momentin kur Rama, njësoj si Blushi pretendonte të ishte kryetar i Partisë Socialiste.

“Kur Rama erdhi në Elbasan, Nano na porositi ta ndihmonim”, rrëfen Dedja, një situatë krejt e kundërt me atë që ndodhi në Elbasan.

“… Kur erdhi Rama në atë kohë në Elbasan, konferenca zhvillohej në Teatrin Skampa. Ai hyri në holl dhe nuk iu afrua askush si të ishte një leproz. Isha unë i vetmi që ju afrova dhe e ula të pinim kafe bashkë me mikun tim socialist nga Elbasani, Sotir Nikolla.

Për mua ai ishte para së gjithash ish-shoku im i shkollës dhe jo kryetari i bashkisë së Tiranës dhe aspiranti për kryetar i PS-së. Dhe kujtoj që atë ditë askush nuk e fishkëlleu, askush nuk e kundërshtoi kur foli.

Nga podiumi i asaj konference personalisht kam deklaruar që PS ka nevojë për të gjithë … Nanon, Mejdanin, Metën, Majkon, Ramën…

Më pas në Kongres, vetë Nano na porositi që ta ndihmonim Edin të mblidhte firmat e domosdoshme për të kandiduar edhe ai për kryetar. Dhe kjo ishte për të ruajtur dhe dinjitetin e tij si kryebashkiaku i kryeqytetit. I kujtova këto fakte vetëm për të nënvizuar filozofinë që dominonte në atë kohë brenda PS-së, falë tolerancës dhe liberalizmit të Nanos, i cili ishte për gjithëpërfshirje…”, rrëfen Dedja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Loja me Blushin, s’ftohet në Elbasan por Rama vendos t’i lërë hapësirë dhe ia komunikon nëpërmjet Ballës. Zbardhet biseda
Lazarati nuk voton për delegatë të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima shpjegon pse »
Article Logic
Execution time: 0.024446964263916
array(1) { ["section"]=> string(84) "ish-deputeti-socialist-kur-rama-erdhi-ne-elbasan-nano-na-porositi-ta-ndihmonim-34287" }