Ish-deputetja e PD, Albina Deda “e mahnitur” nga intervista e prokurores, Arta Marku: U paragjykua pa baza, ajo s’do bëjë peshkataren

Publikuar tek: barometri, më 12:19 17-03-2018 Ish-deputetja e PD, Albina Deda “e mahnitur” nga intervista e prokurores, Arta Marku: U paragjykua pa baza, ajo s’do bëjë peshkataren

Albina Deda, ish-deputetja e PD e lënë jashtë listave të zgjedhjeve të fundit parlamentare të qershorit 2017 nga ana e kreut të PD, Lulzim Basha, ka folur gjithë admirim për intervistën e zonjës Marku në Real Story në Vizion Plus. “E prerë, e sakte, apolitike, pa paragjykime. Për 25 vite jemi mësuar me fushatizëm politik në emër të drejtësisë.

"Hetimi nuk është fushatë, është veprim, nuk më pëlqen të flas, por të veproj". Nuk është postulat filozofik as politik, por fjalë ndjesie të një profesionistje të ndershme dhe të kultivuar. Kushdo që ndoqi intervistën e znj.Marku qoftë dhe të indoktrinuar të çdo kahu nuk ka asnjë arsye të mendojë anësi të saj ,vetem seriozitet e njëmendësi për t’i shkuar ne fund detyrës dhe përgjegjshmërinë. Ndjehem krenare për performancen e kësaj zonje përkundër paragjykimeve qe pa baza e kanë shoqëruar zgjedhjen dhe aktivitetin e saj. Arta Marku tregoi se nuk ka ndërmend të bëjë peshkataren okazionale por profesionisten si gardjane e ligjit”, shkruan Albina Deda.

Që në krye të herës, ish-deputetja e PD, kritikoi edhe qëndrimin dhe reagimet e opozitës kur Arta Marku u zgjodh si prokurore e Përkohshme nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03074312210083
array(1) { ["section"]=> string(134) "ish-deputetja-e-pd-albina-deda-e-mahnitur-nga-intervista-e-prokurores-arta-marku-u-paragjykua-pa-baza-ajo-s-do-beje-peshkataren-113563" }