Ish-deputetja e PS i del në mbrojtje Lindita Nikollës: Hallemëdhenj që ankoheni, pikësëpari mësoni si shkruhet!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:04 18-01-2018 Ish-deputetja e PS i del në mbrojtje Lindita Nikollës: Hallemëdhenj që ankoheni, pikësëpari mësoni si shkruhet!

Ledi Shamku, ish-deputetja e PS e cila ushtron profesionin si pedagoge komenton reformën e re për orarin  e shkollave duke i dalë në mbrojtje kështu ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Me nota sarkastike, Shamku u thotë të gjithë atyre që pyesin “Pse tre lëndë në 6 orë”, se shkruhet “tri” në vend të “tre”.

“Mesa duket sistemi i 6 orëve në 6 nuk ia paska dalë as për të vetmin numëror me gjini”, ironizon ish-deputetja.

REAGIMI I PLOTË:

Për ata “hallemëdhenj” që e lodhën FB duke u ankuar për reformën e re në orarin e shkollave dhe e çelin afsh-arsyetimin (ose arsyet-afshin) me “Pse tre lëndë në 6 orë”, u them pikësëpari se shkruhet: TRI (jo TRE) lëndë në 6 orë. Mesa duket sistemi i 6 orëve në 6 nuk ia paska dalë as për të vetmin numëror me gjini

Të dashur mësues, po ua them si kolege: një lëndë në dy orë është rasti i artë që ka çdo titullar lënde për të magjepsur klasën e vet. Ka gjithë kohën e nevojshme për ta bërë një lëndë (çdo lëndë) një frymëzim dhe motiv pune. Duhet vetëm pak art didaktik dhe shumë dashuri për çka shpjegoni. E ca më shumë dashuri për ata që ju dëgjojnë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018388032913208
array(1) { ["section"]=> string(115) "ish-deputetja-e-ps-i-del-ne-mbrojtje-lindita-nikolles-hallemedhenj-qe-ankoheni-pikesepari-mesoni-si-shkruhet-106991" }