Ish-doganieri që denoncoi korrupsionin, shfaqet me sekretarin e SHBA për Evropën

Publikuar tek: politike, më 09:16 13-04-2015 Ish-doganieri që denoncoi korrupsionin, shfaqet me sekretarin e SHBA për Evropën Ish doganieri Urim Gjata ne foto me sekretarin amerikan te shtetit per Evropen dhe Azine

Pakkush mund të kujtohet ditët e sotme për Urim Gjatën, ish doganierin demokrat që denoncoi korrupsionin në doganën e Kapshticës në vitin 2012 dhe më parë, dhe që sot, tre vjet më pas, nuk duket as me intervista, e as në median shqiptare ku ai ishte shumë aktiv në denoncimin e korrupsionit. 

Por ja tek shfaqet në këto foto, në krah të një zyrtari të lartë amerikan, sekretarit amerikan të shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Yee, i cili e ka marrë këtë detyrë në vitin 2013.

Urim Gjata ka fituar statusin e azilantit politik në Suedi, pas akuzave për kontranbandë në Doganën e Kapshticës, pushimin e tij nga puna, dhe “persekutimin” që ai deklaroi në atë kohë se po i bëhej atij dhe familjes së tij. Duket nga këto foto, se ish doganieri i qeverisë Berisha, ka marrë mbrojtjen edhe të qeverisë amerikane. Urim Gjata ka qenë ish kryetar i PD dega Selanik në vitet 2000-2005. Ndërkohë që gjatë qeverisjes së PD, ai konkurroi për doganier dhe e dërguan në doganën e Kapshticës. Aty, pasi pa korrupsionin galopant dhe nuk gjeti zgjidhje në institucionet e shtetit, filloi ti denoncojë ato në media.

foto urim

Dhe pas një serie të gjatë artikujsh në media, askush nuk u kujtua më për të, derisa shfaqet me këto foto në krah të sekretarit amerikan të shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Çdokush e di se nuk është e thjeshtë të kalosh filtrate amerikanë deri në daljen në foto. Siç duket, vetë amerikanët, janë kujdesur për ish doganierin shqiptar që denoncoi korrupsionin gjatë qeverisjes së PD. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka: PR është aleati më i madh i PD ndaj ka kërkesa por do e gjejmë një zgjidhje. Për Durrësin negociohet
Paloka: Me kandidimin e Bushit, Rama doli zyrtarisht kundër dekriminalizimit. Reagon PS: Bushi i pafajshëm »
Article Logic
Execution time: 0.030987977981567
array(1) { ["section"]=> string(84) "ish-doganieri-qe-denoncoi-korrupsionin-shfaqet-me-sekretarin-e-shba-per-evropen-8539" }