Ish-drejtori i Arkivave zbulon shifra të frikshme të personave të internuar: 1945-1949, kampi tela me gjemba

Publikuar tek: aktualitet, më 18:11 14-11-2017 Ish-drejtori i Arkivave zbulon shifra të frikshme të personave të internuar: 1945-1949, kampi tela me gjemba

Ish-drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka zbuluar detaje të frikshme, të numrit të personave të internuar në 2 kampet, tela me gjemba, në Berat dhe Krujë.

Në Berat siç shkruan Dervishi janë vendosur të internuarit nga veriu dhe në të Krujës ata nga jugu i Shqipërisë, po ashtu dhe të afërmit e këtyre personave të cilët silleshin në këmbë nga shtëpia deri në pikën ku do qëndronin, pa dallim pleq, gra, e fëmijë, të rreckosur, lodhur, uritur e dëshpëruar.

Postimi i Dervishit:

1945-1949/Kampi tela me gjemba i Beratit

Në mars 1945 në Shqipëri u hapën dy kampe tela me gjemba, në Berat dhe në Krujë. Në Berat u vendosën të internuarit nga veriu dhe në Krujës ata nga jugu i vendit. Internoheshin familjarët e këtyre personave:
-Të arratisurve brenda dhe jashtë vendit
-Të dënuarve dhe atyre që mund të burgoseshin (rasti i Shkodrës)
-Të dezertorëve

Nëpër seksionet e punëve të brendshme filluan të grumbulloheshin persona kontingjente për internim. Ata silleshin duke ecur në këmbë nga shtëpia e deri në pikën ku do qëndronin, duke bërë kështu dhjetëra kilometra. Pleq, gra, e fëmijë, të rreckosur, lodhur, uritur e dëshpëruar ishin pjesë e panoramës që mund të shihej në qytetet ku ata vendoseshin përkohësisht. Përpara se të mbërrinin në kampe ishin tmerrësisht të lodhur e sëmurë.
Kampi i Beratit që funksionoi në vitet 1945-1949 ishte përcaktuar për banorët nga veriu i vendit. Në fillim të internuarit u vendosën në shtëpi të braktisura, e më pas u përqendruan. Burrat punonin në fermën e Kuçovës, ndërsa gratë vilnin ullinj. Puna e tyre është shfrytëzuar edhe për zhvarrime.
Personat e parë të internuar në Berat janë nga Shkodra (pjesa dërrmuese e listës bashkëlidhur të datës 25.2.1945). Ata ishin arrestuar gjatë operacionit quajtur “bllokues” të zhvilluar më 29 janar deri më 2 shkurt 1945.

Në mars 1946 në kampin e Beratit ishin 1.275 të internuar, si vijon (sipas prefekturave): 
-270 nga Shkodra 
-331 nga Kukësi 
-178 nga Dibra
-173 nga Elbasani 
-234 nga Durrësi 
-89 nga Tirana

Në shtator 1947 në kampin e Beratit ndodheshin 586 të internuar. Në vitin 1949 kampi nën drejtimin e të njëjtit komandant, u zhvendos në Tepelenë.

Article Logic
Execution time: 0.016528129577637
array(1) { ["section"]=> string(112) "ish-drejtori-i-arkivave-zbulon-shifra-te-frikshme-te-personave-te-internuar-1945-1949-kampi-tela-me-gjemba-99564" }