Ish-drejtori i Doganave e Tatimeve, Ago: Një përgjigje për Crown Agents

Publikuar tek: politike, më 16:39 14-10-2015 Ish-drejtori i Doganave e Tatimeve, Ago: Një përgjigje për Crown Agents Ish-drejtori i Përgjithshëm i Doganave Petrit Ago

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Doganave Petrit Ago ka një përgjigje lidhur me “furtunën mediatike” për kompaninë Crown Agent, e vënë shpesh në qendër të akuzave për korrupsion. Ago thotë se referuar  njoftimit për shtyp, shqetësimi real i kompanisë lidhet me supozimet për largimin e saj nga Shqipëria.

“Pa dashur të futem në këtë histori - do largohen apo nuk do të largohen - si ish drejtues dhe njohës i kësaj fushe, por edhe si biznesmen dhe qytetar do prisja nga Crown Agents të deklarojë në mënyrë transparente  realizimin e kontratës 2- vjecare me qeverineë shqiptare. Ky është një obligim para taksapaguesve shqiptarë të cilët paguajnë  me taksat e tyre edhe për qendrimin e tyre në Shqipëri”, shkruan ish-drejtori i Doganave në përgjigjen për Crown Agents.

“Nga të dhenat e bëra publike nga ministria e Financave për të ardhurat e realizuara deri më sot midis objektivave të marrevëshjes dhe faktit rezulton një diferencë e madhe , praktikisht Crown Agents  është një mision i dështuar që i ka kushtuar dhe vazhdon ti kushtojë taksapaguesve  shqiptare para, të cilat nuk mund të kthehen më. Këtë fakt e ka pranuar hapur edhe Ministria e Financave”, konstaton Ago.

“Në bindjen time si ish drejtues i tatimeve dhe doganave shqiptare dhe si njohës i kësaj fushe , Crown Agents nuk mund të performoje në doganat tona dhe aq më pak të japë këshilla për sistemin tonë tatimor. Kjo performancë e dobët, mendoj se është sinjal i qartë për qeverinë, të heqë dorë nga eksperimentet me kompanitë e huaja,  që jo rrallë, për të justifikuar dështimin e tyre, spekullojnë, madje fyejnë administratën fiskale si të paaftë dhe të korruptuar .

Pas 25 vjetesh ekonomi tregu dhe nje asistence të vazhdueshme dhe shumë profesionale të BE, vendi yne ka një armate me specialistë të kesaj fushe, të aftë për të realizuar objektivat .

Lidhur me ndonjë spekullim apo supozim në mënyrë të tërthortë , se Crown Agents tenton nëpërmjet kompanisë gjeorgjiane “Reformatics”,  të realizoje një kontratë të dytë, nuk do e besoja kurrë, nisur nga vendi që përfaqëson dhe emri i mirë I kompanisë .

Për këtë teme madhore  mendoj që është e domosdoshme të zhvillohet një debat I hapur televiziv ku të jenë të pranishem stafi i kompanise Crown Agents dhe specialistë shqiptarë të kësaj fushe”, përmbyll deklaratën e tij ish drejtori i Doganave e Tatimeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi me Glover, Vasili: Të nisim sa më shpejt ndreqjen e vërejtjeve të Raportit të OSBE
Zbardhet letra e Brahos: Rama dhe Basha dhanë garanci për lirimin e Ismailajt, edhe SHBA kundër Metës »
Article Logic
Execution time: 0.30196595191956
array(1) { ["section"]=> string(75) "ish-drejtori-i-doganave-e-tatimeve-ago-nje-pergjigje-per-crown-agents-23115" }