Ish- e dashura 18 vjeçare e Noizy-t që u lidh me biznesmenin 46 vjeçar tregon të vërtetën e saj për arrestimin e bujshëm

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:22 01-09-2016 Ish- e dashura 18 vjeçare e Noizy-t që u lidh me biznesmenin 46 vjeçar tregon të vërtetën e saj për arrestimin e bujshëm

Arrestimi i një 18 vjeçareje ditën e djeshme nga forcat policore të Tiranës bëri bujë në mediat online për faktin se e arrestuara nuk ishte një emër i panjohur.

Kristjana Ibro, vajza kore e njohur si Kristjana Saxobeat është balerina që deklaroi se kishte kryer 19 herë marrëdhënie seksuale me reperin Noizy brenda një nate.

Kristjana u arrestua dje pasi 46 vjeçari biznesmen e akuzoi se i kishte vjedhur një telefon “iphone 6S” por balerina e mohon këtë fakt duke pohuar ndërkaq se 46 vjeçari Kendi Stefani me të cilinsipas GSH ka patur një raport intim ia kishte falur telefonin.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË PËR NGJARJEN

Zyrtarët blu bëjnë me dije se nga ana e specialistëve te Komisariatit Nr 1  ështe bërë i mundur arrestimi në flagrancë e shtetases Kristjana Ibro, 18 vjeçe, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale "Drejtim mjeti pa leje drejtimi".

Sipas policisë, arrestimi i saj  është bërë pasi  shtetasi L. S., 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016 në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S.

Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua në cilesinë e provës materiale kësaj shtetaseje telefoni i markës iPhone 6S.

 “Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Kristjana-Saxobeat.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051655054092407
array(1) { ["section"]=> string(125) "ish-e-dashura-18-vjecare-e-noizy-t-qe-u-lidh-me-biznesmenin-46-vjecar-tregon-te-verteten-e-saj-per-arrestimin-e-bujshem-51516" }