Ish Guvernatori Ardian Fullani në liri, gjykata argumenton: Eshtë një person i respektueshëm

Publikuar tek: politike, më 22:23 04-06-2015 Ish Guvernatori Ardian Fullani në liri, gjykata argumenton: Eshtë një person i respektueshëm Gjate procesit ne gjykate kunder Ardian Fullanit

Ardian Fullani, ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, tashmë është i lirë. Gjykata e Lartë ka vendosur që ai vetëm të ketë detyrim paraqitje çdo të hënë në orën 10.00, por zoti Fullani, sipas gjykatës, nuk paraqet asnjë rrezikshmëri shoqërore. 

“Masa e sigurimit “arrest në shtëpi” e dhënë nga gjykata e apelit është e papërshtatshme pasi nuk i përgjigjet rrezikshmërisë së personit nën hetim Adrian Fullani, i cili jo vetëm që është një individ i respektuar në komunitetin ku ai jeton, ku për një periudhë dhjetëvjeçare ka drejtuar institucionin më të lartë financiar në vend, Bankën e Shqipërisë, por gjithashtu, ai nuk paraqet ndonjë rrezikshmëri të lartë shoqërore”, argumentohet në vendimin e gjykatës së Lartë.

Përfundimisht, procesi që zgjati tetë muaj, që nga koha kur Fullanin e arrestuan bujshëm në zyrën e tij, përfundoi me një argumentim qesharak ku thuhet se zoti Fullani është i respektuar.

Në fakt, kushdo që njeh zotin Fullani, e di që është ai një njeri i respektuar, por gjykata, duhet tia kishte kyrsyer vetes detaje që e kthejnë argumentin e njerëzve që përfaqësojnë drejtësinë më të lartë në Shqipëri, në një skenë bajate, dhe duke e vendosur në lojë edhe në rrjetet sociale.

Ardian Fullani, ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, u akuzua për shpërdorim detyre për rastin e megavjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Sekretarja e Përgjithshme e këtij institucioni, Elivar Golemi, nuk mori të njëjtat privilegje si shefi i vet i dikurshëm. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova: Ndërtim pa leje nuk kam patur asnjëherë, nuk kam kohë për debat me Veliajn
Basha në Durrës: Mos votoni groshën, votoni ëmbëlsirën »
Article Logic
Execution time: 0.01701807975769
array(1) { ["section"]=> string(96) "ish-guvernatori-ardian-fullani-ne-liri-gjykata-argumenton-eshte-nje-person-i-respektueshem-12704" }