Ish-këshilltari i Berishës rrëfen historinë fatale të Tinës: Nuk e shihja dot në sy! Më vonë mora vesh lajmin e vdekjes

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:16 08-01-2018 Ish-këshilltari i Berishës rrëfen historinë fatale të Tinës: Nuk e shihja dot në sy! Më vonë mora vesh lajmin e vdekjes

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Sali Berisha, penëarti Ilir Kadia, rrëfen historinë fatale të Tinës, nënë e dy vajzave e cila punonte në Prishtinë.

Kadia rrëfen se si shefi i saj anglez i kishte kërkuar të bënte situacione false për shpenzime të paqena në mënyrë që ai të fuste në xhep 50 mijë paund.

Tina kërkoi këshillën e ish-këshilltarit të Berishës, por gjithçka shkoi keq dhe më vonë mori lajmin e vdekjes fatale së gruas shtatlartë e të hollë si pyrtekë, siç e përshkruan ai.

RRËFIMI I ILIR KADIA:

Tina!

Mu kujtua befas Tina. Ish nje vajze e gjate dhe e holle si purteke edhe pse kish dy vajza.Kish luajtur volejboll ne Tirane dikur! Ne Prishtine kish ardhur per te bere para per shkollen e vajzave.Une kisha shkuar fill pas lufte per te percjelle per BBC si po merrte fryme Kosova ne liri! Tina vinte cdo mbremje ne hollin e “Grandit” dhe me thosh cfare kish ndodhur gjate dites. Dy tre here levizem bashke neper fshatra, ku ajo kish pune dhe une mblidhja tema reportazhi.Nje mbremje erdh shume e shqetesuar.Shefi,nje anglez rreth te dyzetave i kish kerkuar te bente situacione false per te justifikuar shpenzime te paqena dhe parate ti fuste ne xhep ai! Behej fjale per 50 mije paund!!! Cfare te bej,me jep nje mendje, me tha ajo duke me pare ne sy. Budallaqe,I thash une,beja me nje kusht, t'i ndani bashke parate.Ti prandaj ke ardhur ne Kosove,per shkollen ne Angli te vajzave apo jo?!
Tani nuk mbaj mend nese ja thashe me shaka apo seriozisht Tines kete keshille por te nesermen mbaj mend qe, sa ajo u ul ne poltronen e “Grand”-it i kerkova te dija si shkoi ai muhabeti. I thashe,tha ajo. Edhe?!-e pyeta duke i ofruar uje. Cfare te tha? Moj budallaqe, me tha. Po pse per te hapur gropa septike ne Kosove e kam lene Londren une?! Apo per te bere nje tufe parash e per ta pire duhanin me llulle ne Trafalgar Square?! Ose bej keshtu si te them dhe mjaftohu me rrogen qe te jap ose kris bythen se vjen tjetra dhe i ben situacionet me gjysem rroge!
Une ula koken. Nuk e shihja dot ne sy! E kisha vene ne pozite te veshtire me keshillen time.E lashe ne Kosove kur ika prej andej se vetem nje muaj qe puna ime atje.E takova , dy apo tre vjet pas kesaj, afer punes time ne bllok.Vazhdonte te punonte per te mbledhur para per shkollen e vajzave.Dy apo tre vjet, edhe kete nuk e mbaj mend tamam por mbaj mend se dy jave me vone e pashe ne faqe te gazetes qe njoftonte vdekjen e saj nga shpejtesia e madhe e nje makine qe e drejtonte ...vete ajo!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069260597229004
array(1) { ["section"]=> string(124) "ish-keshilltari-i-berishes-rrefen-historine-fatale-te-tines-nuk-e-shihja-dot-ne-sy-me-vone-mora-vesh-lajmin-e-vdekjes-105808" }