Ish-këshilltari i Nanos: Myftaraj nuk u arrestua se i tha kurvë Vlahutin, ai bëri thirrje për vrasjen e saj

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:28 10-05-2017 Ish-këshilltari i Nanos: Myftaraj nuk u arrestua se i tha kurvë Vlahutin, ai bëri thirrje për vrasjen e saj

Reagon edhe ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri për arrestimin e Kastriot Myftarajt që sipas policisë u prangos pasi publikon një shkrim ku bën thirrje të hapura për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues.

Dylgjeri thotë se gazetari nuk u arrestua meqë quajti kurvë ambasadoren Romana Vlahutin por sepse bëri thirrje për vrasjen e saj.

KOMENTI I DYLGJERIT:

Mbi ndalimin e Myftarajt...

Nuk e besoj se Myftaraj është ndaluar se fyu kurvë Znj. Vllahutin. Mbi këtë fyerje Zonja në 
fjalë i ka të gjithë të drejtat ta padise autorin. Fyerje të tilla i gjejmë në letërsi nga koha e Gjergj Fishtës.
Por Myftaraj ka shkuar larg në shkrimin e Tij. 
Ka bëre thirrje për vrasjen e Ambasadores në Tiranë Romana Vlahutin. 
 Eshtë ky kërcënimi për vrasje ai që e ka ndaluar Myftaranj.

Fishta: “Europë, ti kurva e motit”

Uh! Europë, ti kurva e motit,
Qi i rae mohit besës e Zotit,
Po a ky â shêji i gjytetnís:
Me dá token e Shqypnís
Per me mbajtë klysht e Rusís?
Po ti a kshtû sod na i perligje
Njata burra qi m’ kto brigje
Per tý vehten bâne flije
Kur ti heshtshe prej ligshtije?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Argumenti që dha policia për arrestimin e Kastriot Myftarajt, Ergys Mërtiri tregon pse është pa kuptim
Zyrtari i lartë amerikan vjen të hënën në Tiranë por personazhi i njohur zbulon çfarë i tha dje Donald Lu në takimin e shkurtër Lulzim Bashës »
Article Logic
Execution time: 0.015212059020996
array(1) { ["section"]=> string(111) "ish-keshilltari-i-nanos-myftaraj-nuk-u-arrestua-se-i-tha-kurve-vlahutin-ai-beri-thirrje-per-vrasjen-e-saj-78107" }