Ish-këshilltari i Tahirit: Nëse do zbatohej ligji i miratuar në 2017-ën, ajo që ndodhi në HAVANA do shmangej (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:07 10-07-2018 Ish-këshilltari i Tahirit: Nëse do zbatohej ligji i miratuar në 2017-ën, ajo që ndodhi në HAVANA do shmangej (E PLOTË) Erlis Hereni

Nëse do të ishte zbatuar ligji i miratuar nga parlamenti dhe i propozuar nga Saimir Tahiri në mars 2017, asgjë nuk do të ndodhte nga ato që ndodhën në club Havana në Dhërmi.

Eshtë ish-këshilltari Erlis Hereni që evidenton problematikën e diskutuar në mandatin e parë të qeverisë në ministrinë e brendshme për shkak të rrezikut të klubeve të natës, zhurmës së tyre, evidentimin e përdorimit të drogave, prishjen e qetësisë dhe gjithcka tjetër.

Atëherë ministria e brendshme ndërmori nismen e “Sigurisë Publike” dhe çdo klub nate që nuk do të plotësonte kriteret do të duhet të mos licensohej.

Afati i  plotësimit të kritereve ishte deri në dhjetor të vitit të kaluar, pas hyrjes në fuqi të ligjit. Kështu ligji përcakton 4 pika:

1. Përdorimi i sistemit të kamerave CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;

2. Instalimi i sistemeve me kamera për leximin automatik të targave në parkingjet e këtyre njësive të biznesit dhe ruajtjen e imazheve filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;

3. Përdorimi i pajisjeve elektronike të teknologjisë së lartë për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj.);

4. Kontraktimi i shoqërive private të sigurisë fizike ku, përveç punonjësve në hyrje, duhet të ketë patjetër dhe një punonjës për çdo 40-50 konsumatorë apo për çdo 25 metra katrorë hapësirë.

E PLOTË NGA ERLIS HERENI

“HAVANA Beach”, casus belli i zbatimit të ligjit “Për masat shtesë të sigurisë publike”!

Krismat në “HAVANA Beach” ishin shkundja e rradhës (pas tërmeteve) në këtë verë tropikale që po kalojmë, here të nxehtë si shkretëtira e herë të ftohtë si acari.

Jo se në Shqipëri nuk kanë ndodhur ngjarje edhe më të rënda, por sepse “krismat në Havana” nuk rrezikuan thjesht dhe vetëm jetën e atyre që qëlluan aty për të festuar pushimet e shumë pritura; ato lebetitën dallëndyshet guximtare nga Evropa e më gjerë, që vijnë si turistë në Shqipërinë që ndoshta e njohin përmes filmit “Taken”.

E siç e do zakoni, sa herë ndodh diçka që i brendashkruhet sferës së sigurisë publike, gishti i përgjegjësisë drejtohet ekskluzivisht tek Policia e Shtetit, duke anashkaluar tërësisht përgjegjësinë që ka secili qytetar (pa diskutim institucion) i republikës për ta bërë këtë vend më të sigurt.

Nuk më shkon kurrësesi ndër mend të shfajësoj policinë kur nuk performon por njëherazi e kam të pamundur të bëj sehir teksa përgjegjësia që duhet të bashkëndajmë të gjithë tretet mes analizash, komentesh gjitholloge apo denoncimesh digjitale plot fantazi.

Nuk është i largët shtatori i vitit 2016, ku pas shumë takimesh e konsultash, mes shumë debatesh institucionale e politike, u miratua “Ligji për masat shtesë të sigurisë publike”. Madje, ndryshe nga sa kemi parë të ndodhë, u miratuan në kohë edhe aktet nënligjore që e bëjnë atë të zbatueshëm.

Kjo do të thotë se ky ligj dhe dispozitat e tij, të marra seriozisht nga institucionet në rradhë të parë, bizneset e qytetarët më pas, mund të kishte parandaluar terrorin e përjetuar nga pushuesit e Dhërmiut.

Sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe udhëzimeve në zbatim të tij, përshkruhen masat shtesë që duhet të merren që nga agjencitë e transportit të udhëtarëve apo mallrave me rrezikshmëri të lartë, tek njësitë e këmbimit valuator, baret restorantet apo lokalet e natës, e deri tek rezidencat apo pallatet; ku për subjektet që operojnë nga ora 23:00 deri në orën 06:00 përcaktohet shprehimisht detyrimi për të vënë në zbatim këto masa:

1. Përdorimi i sistemit të kamerave CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;

2. Instalimi i sistemeve me kamera për leximin automatik të targave në parkingjet e këtyre njësive të biznesit dhe ruajtjen e imazheve filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;

3. Përdorimi i pajisjeve elektronike të teknologjisë së lartë për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj.);

4. Kontraktimi i shoqërive private të sigurisë fizike ku, përveç punonjësve në hyrje, duhet të ketë patjetër dhe një punonjës për çdo 40-50 konsumatorë apo për çdo 25 metra katrorë hapësirë.

Personalisht nuk isha aty atë mbrëmje, e atë që ndodhi e pashë në njoftimet e mediave. Por kushdo që ishte e ka të lehtë të gjykojë thjesht e vetëm duke i hedhur një sy të shpejtë listës sa më sipër.

Udhëzimi që detajon këto detyrime në zbatim të ligjit mban datën 10 mars 2017. Afati që kanë patur bizneset për ti përmbushur këto detyrime në emër të sigurisë së të gjithëve ka qenë 28 dhjetori 2017.

E që prej kësaj datë neni 15 i ligjit ngarkon me përgjegjësi Policinë e Shtetit për të kryer Inspektimet e periodike për monitorimin e përmbushjes së masave shtesë të sigurisë, sipas përcaktimeve në udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.

Telajo e kësaj ngjarje flet qartë. Por se kujt i duhet tërhequr veshi ca më shumë, policisë, bizneseve, apo papërgjegjshmërisë tonë kolektive lidhur me atë çka në të vërtetë përbën arsye për shqetësim kolektiv, këtë nuk e them dot unë. A po, një gjë di ta them me siguri, nëse do të ishte zbatuar ligji, gjasat që kjo ngjarje (që për fat nuk pati viktima) të mos ndodhte janë të qenësishme.

Cili nga këto universitete është më i miri dhe cili është më i shtrenjti?

Universiteti i New York-ut në Tiranë
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Luarasi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Privat "Albanian University"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e lartë universitare, jopublike, "Universiteti "Marin Barleti""
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Qiriazi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Europian i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Aldent"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "WISDOM"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Polis
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "EPOKA"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e Larte "Nehemia"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional Privat, "Ivoclar Vivadent & Partners"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "LOGOS"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Business University College
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Bedër"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "I Biznesit"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "REALD"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
EPITECH ALBANIA
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Esthetics and Style School
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rudina ka ditëlindjen, EDI RAMA i bën dhuratën e veçantë (FOTO)
SMS-ja që po qarkullon online për ‘probleme me pagesat’ në Top Channel, reagon Ledion Liço »
Article Logic
Execution time: 0.023538112640381
array(1) { ["section"]=> string(121) "ish-keshilltari-i-tahirit-nese-do-zbatohej-ligji-i-miratuar-ne-2017-en-ajo-qe-ndodhi-ne-havana-do-shmangej-e-plote-127373" }