Një ditë para zgjedhjeve blindohen ambasadat

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:37 24-06-2017 Një ditë para zgjedhjeve blindohen ambasadat

Disa orë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare 2017 duket se i gjithë shteti është vënë në gadishmëri.

Jo vetëm strukturat e rendit pranë Policisë së Shtetit, por tashmë edhe Policia Ushtarake është ngritur në këmbë dhe është në gadishmëri për të ruajtur rendin dhe garantuar siguri gjatë ditës së votimeve.

Në fotot e publikuara nga newsbomb.al vihet re se e gjithë zona e rrugës së ambasadave është blinduar nga forca të shumta të policisë ushatrake. Ajo që bie menjëherë në sy, ndryshe nga herët e kaluara janë numri i shtuar i ushtarakëve që rrinë në gadishmëri pranë portave të ambasadave të armatosur deri në grykë.

Ky fakt evidentohet përmes këtyre fotove, ndërsa janë vënë re edhe autoblinda. Fotot janë realizuar në rrugën e ambasadave që ndodhet në mes rrugës së Durrësit dhe asaj të Kavajës në Tiranë.

Ushtarakët e armatosur janë pozicionuar në të dyja anët e postobllokut, ndërsa ka patur reagime të shuma nga të gjithë kalimtarët, sidomos fëmijë që argëtohen orëve të pasdites.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një lajm i mirë për shqiptarinë, Kalaja e Ulqinit së shpejti në listën botërore të UNESCO
Shqipëria voton! »
Article Logic
Execution time: 0.018628120422363
array(1) { ["section"]=> string(84) "ish-krahu-i-djathte-i-rames-fleterrufe-qytetareve-mos-merrni-pjese-ne-zgjedhje-83643" }