Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Shkëmbi: Bashkinë s’e humbëm nga përçarja, kandidatja e papërshtatshme

Publikuar tek: politike, më 07:44 17-08-2015 Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Shkëmbi: Bashkinë s’e humbëm nga përçarja, kandidatja e papërshtatshme Artan Shkëmbi dhe Diana Mile

Ish-kryebashkiaku socialist i Pogradecit Artan Shkëmbi, i dorëhequr para zhvillimit të zgjedhjeve, analizon humbjen e kandidates së LSI-së në Pogradec Diana Miles.

Sipas tij koalicioni i ASHE-së nuk u përça, por kandidatja ishte e papërshtatshme për Pogradecin dhe fushata nuk u realizua mirë.

“Analizën besoj se duhet ta bëjnë ata që drejtuan fushatën dhe strukturat përkatëse, por në gjykimin tim ka dy faktorë të rëndësishëm, të cilët lidhen që të dy me euforinë dhe me konsiderimin e fitores si të arritur pa u zhvilluar ende zgjedhjet:kandidaturë e papërshtatshme dhe organizim i dobët I fushatës së koalicionit të majtë. Çdo aludim tjetër, në gjykimin tim, fsheh arsyen e vërtetë dhe nuk i shërben një analize të drejtë e realiste’’, thotë Shkëmbi për ‘’Panorama’’.

Shkëmbi tregon edhe se nuk është kërkuar nga Mile për të qenë pjesë e fushatës, që pas 3 herëve kryebashkiak në Pogradec e besimit të siguruar nga qytetarët, t’a mbështeste Milen.

“S’kam qenë pjesë e fushatës elektorale në Pogradec edhe për shkak të ngarkesës së punës sime të re në Tiranë, por edhe për shkak se nuk m’u kërkua mbështetje nga ana e kandidates së majtë’’, përfundon Shkëmbi, që tashmë është kreu i Agjencisë për Reformën Territoriale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti Nishani ngjit malin e Tomorrit
Braçe i PS: Pasaportat? Përgjegjësi Lulzim Basha dhe kompania Aleat. Të kthejë lekët për qytetarët »
Article Logic
Execution time: 0.019865989685059
array(1) { ["section"]=> string(105) "ish-kryebashkiaku-i-pogradecit-shkembi-bashkine-s-e-humbem-nga-percarja-kandidatja-e-papershtatshme-18523" }