Ish-kryebashkiaku vlonjat poston foton me Tahirin: Miq të mirë, edhe në kohë të vështirë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:21 11-02-2019 Ish-kryebashkiaku vlonjat poston foton me Tahirin: Miq të mirë, edhe në kohë të vështirë

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ‘shfaqet’ i qeshur përkrah ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në një foto të publikuar sot në profilin e tij në Facebook.

Megjithëse fotografia është e vjetër, kjo dallohet nga mjekra e gjatë e Tahirit, ndryshe nga çfarë u shfaq sot te Krimet e Rënda, Gjika e shoqëron foton me një mesazh kuptimplotë për të.

“Miq të mirë, edhe në kohë të vështirë”, shkruan Gjika teksa poston edhe ikonën e dy gishtave lart, në shenjë fitoreje ndoshta për vendimin e sotëm të Prokurorisë ndaj Tahirit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi sot të mos zgjasë më hetimet për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, një vendim që u konsiderua si fitorja e parë e tij, në këtë betejë në dukje të gjatë.

Kujtojmë se Shpëtim Gjika u arrestua për shpërdorim detyre, gjatë kohës kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, por mesa duket në kohë të vështira, “mëritë” lihen mënjanë dhe vlerësohet miqësia.

xdfvgdfghdrhrtj5trj45rj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025572061538696
array(1) { ["section"]=> string(93) "ish-kryebashkiaku-vlonjat-poston-foton-me-tahirin-miq-te-mire-edhe-ne-kohe-te-veshtire-152423" }