Ish-kryeministri Berisha e akuzoi për trafik droge , “trafikanti” i komenton në Facebook

Publikuar tek: politike, më 12:45 02-06-2015 Ish-kryeministri Berisha e akuzoi për trafik droge , “trafikanti” i komenton në Facebook

Me siguri e keni parë një foto të publikuar nga Berisha që bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale dhe që u trumbetua sikur bëhej fjalë për një trafikant droge i arrestuar në Itali që shfaqej duke shtrënguar duart me kryeministrin Rama.

“Edi Rama me mikun dhe mikpritesin e tij, Endri Peza, arrestuar per trafik droge ne sasi te medha, ne Peskara te Italise se bashku me shtetasit me origjine shqiptare O.A.; K.Gj.; J.K. dhe nje shtetas italian. Fotoja tregon kenaqesine e miqve te vjeter ne takimin e tyre! Sb”, do të shkruante ish-kryeministri ditën e djeshme.

Newsbomb.al pak më vonë publikoi një artikull ku informonte se personi që pretendonte Berisha se është arrestuar është 22 vjeç e ndërsa ky në foton e Berishës nuk dukej si 22.

Endri Peza i arrestuar ne Itali për trafik droge ishte një 22 vjeçar, ndërsa Endri Peza me të cilin ka dalë Rama rezulton 33. Jo vetëm kaq. Endri Peza “trafikanti” që  tha Berisha i ka lënë një koment në status ku ka sqaruar gjithçka.

“O Shqiptarë ... O popull .. Jam unë ai Endri Peza i fotografisë që Zoti Sali Berisha akuzon kaq rendë . Jam një njeri i thjesht, kam ardhur 15 vjec ne Itali dhe sot jam 33. Nuk e dija qe paskam pasur gjithe ketë shoqeri të madhe ne Shqiperi . Nuk e mohoj që do ta deshiroja nje shoqeri me Zotin Edi Rama , pasi vetem ta degjosh se si shprehet dhe si è mendon per te ardhmen e shqiptareve eshte per ti hequr kapelen. Kur erdhi ne Itali i la te gjithe italianet me goje hapur, e mendoj se po te jesh shok me te do të ishte nje nder i madh per mua, që jam thjesht nje emigrant jashte atdheut .Nuk e dija që te marresh pjesë ne nje manifestim si atdhetar dhe te shkosh te takosh Kryeministrin ku ishin te ftuar mijera persona e ku Kryeministri i pershendeti te gjithe me dashamiresi , do te thote te jesh mik i vjeter me te ? E te jesh socialist per Zotin Sali Berisha do te thotë të merresh me droge ?? Doja te dija po te jesh demeokrat cfare do te thote? Ma merr mendja te jesh Kriminel.Te faqja e profilit tim kam vene fotografin e dokumentit që jam i paster ne territorin italian per te gjithe ato që nuk e dine dhe besojne genjeshtrat e ketyre njerezve. Kurrë nuk jam mare me gjera te tilla e me vjen turp mua qe ishkryeministri yne i dashur merret duke share njerez te pafajshem.. Uroj Qe te pakten ti kuptoni idiotesirat dhe akuzat që i ben njerezve ky individ per te mbuluar pislliqet e tij. I bej thirrje te gjithe shqiptareve demeokrat o socialist mos te merren me fjale te kota por me vepra te mira per te ardhmen e shqiperise, per kete që kemi nevoje te gjithe”, shkruan Peza në Facebook-un e Berishës.

Komenti i Endri Pezës në facebook-un e Berishës

 

Lexo edhe :Sipas Berishës ky është 22 vjeçari i arrestuar në Itali për drogë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjinushi:Partitë lëvizin sipas pazarit, PSD do të përfaqësojë me dinjitet votuesit e majtë
Ja si i blen votat me miell, kryetari i Bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili (Letra) »
Article Logic
Execution time: 0.021998167037964
array(1) { ["section"]=> string(90) "ish-kryeministri-berisha-e-akuzoi-per-trafik-droge-trafikanti-i-komenton-ne-facebook-12490" }