Ish-kryepolici DEPUTET, analizon DËSHMIMTARIN X: Njeri me personalitet të dyshimtë, ky është partneri i LULIT?

Publikuar tek: politike, më 15:41 17-05-2018 Ish-kryepolici DEPUTET, analizon DËSHMIMTARIN X: Njeri me personalitet të dyshimtë, ky është partneri i LULIT? Dëshmitari X, Albert Veliu

Deputeti socialist Pjerin Ndreu është i pari ndër socialistët që ka komentuar videon e shfaqur nga PD në një konferencë për shtyp me dëshmitarin X, Albert Veliu.

Dhe sikurse ka qenë dikur në krye të policisë, duket se Pjerin Ndreu ka marrë në analizë personalitetin e dëshmitarit dhe kontradiktat në intervistën e tij, përveçse të kaluarës së tij kriminale.

Dhe në këtë moment, Ndreu fajëson Bashën. E konsideron këtë të fundit që është qesharak që do të vijë në pushtet me partnerë të tillë, raporton newsbomb.al. 

"Ky tipi që u dekonspirua dhe u keqpërdor në mënyre vulgare nuk tha asgje të re nga ato që opozita ka thënë e stërthënë gjithë këto ditë! Por ajo që më bën përshtypje është që si mundet të jetë kaq qesharak profili i viagruar i Lul Bashës me një njeri me personalitet të dyshimte, i dënuar për drogë dhe mashtrim, me gjendje të mjeruar ekonomike, dhe që na paska provoku se nuk kishte qëllim të çonte hashash! Drejtësia duhet të vejë gjërat ne vendin e vet dhe te zbardhë situatën që me vidion e sotme me ngjan më shumë me estradën e ushtrit dikur e nje kohë! Padashur sot opozita bëri autogol duke tregu partnerët e vetë në luftë për pushtet!” shkruan Pjerin Ndreu, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria në BE? Samiti në Sofje nuk jep asnjë 'dritë jeshile' (DEKLARATA E PLOTË)
Vdekja e 27 vjeçarit në komisariatin e Korçës, reagon ish-kryeministri: E torturuan shtazërisht...racistë e kriminelë me uniformë »
Article Logic
Execution time: 0.003899097442627
array(1) { ["section"]=> string(113) "ish-kryepolici-deputet-analizon-deshmimtarin-x-njeri-me-personalitet-te-dyshimte-ky-eshte-partneri-i-lulit-121121" }