Ish kryetari Gjika i bën një listë të gjatë kryetarit Rama: Meqë sot nuk është 1 Prilli

Publikuar tek: politike, më 19:16 02-04-2016 Ish kryetari Gjika i bën një listë të gjatë kryetarit Rama: Meqë sot nuk është 1 Prilli

“Historia nuk fillon më 1 Prill”, kjo është përgjigjia e ish kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ndaj kryetarit të PS Edi Rama që ditën e djeshme ka zhvilluar një vizitë në qytetin bregdetar duke folur për një hapësirë të re zhvillimi. Gjika i liston Ramës disa blloqe banimi të rehabilituara nga Bashkia Vlorë “me fondet e saj dhe jo të qeverive”.

“Mqs sot nuk eshte 1 Prilli do doja te permendja disa blloqe banimi te rehabilituara nga Bashkia Vlore teresisht me fondet e saj jo te Qeverive :
1.Lagjia 1 Maj
2.Lagjia 24 Maj
3.Blloku te Tregu i Orizit
4.Blloku te Posta e Çoles
5.Blloku te shkolla M.Pozio
6.Blloku te shkolla 15 Tetori
7.Blloku te ZGjC
8.Blloku te shkolla e Muzikes
9.Blloku te shkolla L.Sallata
10.Blloku te Xhamia
11.Blloku te Shtepia e Oficerave
12.Blloku te Fusha e Aviacionit
13.Blloku te shkolla M.Delo
14.Blloku te Sigurimet Shoqerore
15.Blloku ne lagjen Rilindja
16.Blloku ne lagjen Pavaresia
17.Blloku ne lagjen Isa Boletini
18.Blloku ne Zonen Informale
Nuk jane shume (ne fakt kaq me kujtohen per momentin), por dhe pak nuk jane!
Dhe e riperseris qe jane realizuar vetem me te ardhurat e Bashkise!
Ne nje moment tjeter, per te freskuar dhe kujtesen time, do sjell edhe foto te ketyre blloqeve te banimit si i kemi gjetur ne vitin 2003, dhe si jane transformuar pas rehabilitimit!
Historia nuk fillon me 1 Prill 2016!
Qyteti dhe qytetaret vlonjate kane memorie!
Jane kritike ndaj meje, dhe i mirkuptoj!
Por nuk jane nihiliste, dhe i vleresoj dhe i respektoj!”, përmbyll Gjika.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreshnik Spahiu ulet vetëm në kafene dhe bën një meditim... E hedh në rrjet në formë vargjesh
Rama në Novoselë: Me këto tre dokumente merrni çertifikatën e pronësisë »
Article Logic
Execution time: 0.011124849319458
array(1) { ["section"]=> string(92) "ish-kryetari-gjika-i-ben-nje-liste-te-gjate-kryetarit-rama-meqe-sot-nuk-eshte-1-prilli-36688" }