Ish-kryetari i AK që iu bashkua PS-së për Tahirin: Show do vazhdojë...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:49 21-10-2017 Ish-kryetari i AK që iu bashkua PS-së për Tahirin: Show do vazhdojë...

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi për Tiranën i cili iu bashkua fushatës së PS e Saimir Tahirit pak para zgjedhjeve të 25 qershorit Augent Xhaferaj, i del në krah ish-ministrit duke i cilësuar këto si orët e fundit që po ofron “banda e prokurorisë”.

KOMENTI I PLOTË I AUGENT XHAFERAJT:

Orët e fundit të estradës që po na ofron banda e Prokurorisë.

Si çdo qytetar i vendit jam i shokuar nga ajo që po ndodh këto ditë. Si në kohën e komunizmit po kërkohen të arrestohen njerëz pa prova. Aq më shumë mësoj për këtë proces aq më shumë kuptoj që është një shoë i montuar dhe i pistë politik.
Saimir Tahiri nuk ka nevoje për mbrojtje, sepse po tregon se di të mbrohet dhe ka me vete armën mëtë fortë: TË VËRTETËN.
Por si qytetar jam i neveritur nga drejtësia që po na serviret. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është paradhoma e Saliut dhe të tjerëve që po përdorin Prokurorinë për të groposur të vërtetën dhe për të bërë goditje politike.
Po mirë mor zotërinj të Prokurorisë, kur paskeni prova të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit pse nuk i paraqisni këto prova para një gjykate (pasi për një akuzë të tillë e keni të drejtën për ta çuar në fillim në gjykata ) dhe të merrni një urdhër-arresti dhe pasi të merrni këtë urdhër-arresti të kërkoni që Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit t’ju jap të drejtën për ta ekzekutuar? Apo se kështu nuk beni dot shoë? 
Zotërinj politikanë të Prokurorisë, duke kërkuar që Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit të shprehet para gjykatës, ju doni të vini përpara opinionit publik pozitën që nëse nuk voton pro akuzës tuaj absurde del në sy të opinionit sikur po bllokon drejtësinë.
Nëse votojnë pro akuzës tuaj: Do lejojnë të behet kurban i juaj atë që deri dje shkëlqente si ministri më i mirë. Ju e dini që s’keni prova për këtë sajesë tuajën politike, por kënaqeni qoftë edhe duke e arrestuar Saimir Tahirin për 72 orë, aq sa gjykata të marrë në shqyrtim çështjen dhe të shprehet për arrestim të paligjshëm. 
Qëllimi juaj është që ta denigroni publikisht. Kjo s’është drejtësia që duam. Kjo është drejtësia e padrejtësisë. Në Shqipërinë tonë kemi parë njerëz që janë vrarën në mes të bulevardit dhe ju s’keni bërë asgjë. 
Kemi parë me zë e me figurë, me shumë qetësi dhe me aspak dashuri, njerëz me bllok në dorë se si bëjnë pazare për të zhvatur shqiptarët dhe prapë ju s’keni kërkuar të arrestoni njeri!
Ndërsa sot zotërinj politikan të prokurorisë kërkoni të arrestoni dikë pse disa trafikantë ordinerë i kanë përmendur emrin për të bërë përshtypje të bashkëbiseduesi. Nëqoftëse krijohet ky standard që tjetrin ta fusim në burg vetëm se një kriminel kushdo i përmend emrin, atëherë më vjen keq por ju burrat e pushtetshëm të vendit tim, ju që sot keni dalë për gjueti shtrigash, jeni për burg të gjithë. 
Jam i sigurt që me emrat tuaj të gjithë kushërinjtë tuaj, nga i pari deri te i njëzeti, nuk lenë vend pa u mburrur. Por kjo nuk do të thotë që ju jeni bashkëpunëtor me ta, kur ata bëjnë një krim. Gjithsekush mban përgjegjësi për veprimet e tij dhe jo për veprimet e dikujt që mburret duke i zënë emrin në gojë.
Zotërinj politikanë të Prokurorisë është absurde që merreni sot me përgjime telefonash pse dy kriminelë kanë përmendur emrin e ish-ministrit pa provën më të vogël. 
Nëse krijojmë këtë standard me drejtësinë atëherë ju që sot jeni në atë komision të jeni të sigurt që nesër do të jeni në vendin e të akuzuarit. Gjithsesi show do vazhdoj. S’keni parë gjë akoma!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032426118850708
array(1) { ["section"]=> string(72) "ish-kryetari-i-ak-qe-iu-bashkua-ps-se-per-tahirin-show-do-vazhdoje-96703" }