Ish-ministri Drejtësisë: Kërkesa e Prokurorisë për Saimir Tahirin është e rëndë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:37 24-10-2017 Ish-ministri Drejtësisë: Kërkesa e Prokurorisë për Saimir Tahirin është e rëndë

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, aktualisht deputet i LSI-së i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, ka komentuar çështjen më të përfolur në kohëve të fundit, të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Naço u shpreh se kërkesa e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është shumë e rëndë për shkak të akuzave.

“Kërkesa e bërë nga Prokuroria ishte një kërkesë e rëndë për z.Tahiri, e rëndë për klasën politike që një ish-ministër i Brendshëm dhe një deputet akuzohet për vepra të rënda penale që dënohen më së paku në 15 vite burg. Nga viti 2009, LSI dhe unë si deputet i saj kemi bërë një qëndrim publik që asnjë rast nuk do të bëhet mburojë ndaj deputetëve me imunitet”, u shpreh Nasip Naço.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059906005859375
array(1) { ["section"]=> string(84) "ish-ministri-drejtesise-kerkesa-e-prokurorise-per-saimir-tahirin-eshte-e-rende-97082" }