Ish-ministri grek Yanis Varoufakis shkruan tekst për polifoninë shqiptare

Publikuar tek: kulture-art, më 10:32 26-05-2016Video prezantuese e Shqipërisë në Bienalen e sivjetshme

Nga Fatjona Mejdini

Shqipëria do të përfaqësohet të enjten në hapjen e Arkitekturës Bienalen e Venedikut, në një mënyrë inovative.

Në vend të prezantimit të artit vizual, Shqipëria do të shfaqë “iso-polifoninë”, e sjellë nga katër grupe folklorike, të cilat do të përdorin tekstet e shkruara nga shqiptarë dhe personalitete të tjera ndërkombëtare.

Disa muaj më parë organizatorët u kërkuan 10 personaliteteve mes të cilëve poetë, shkrimtarë, arkitektë dhe artistë, ;të cilët kanë përjetuar emigrimin që të shkruajnë një tekst kënge rreth tij, e cila është tema kryesore e pavionit shqiptar gjatë gjashtë muajve të bienales.

Tekstet e tyre janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe do të këndohen nga grupet popullore të Tiranës, Himarës, Fierit dhe Vlorës.

Një prej atyre që ka shkruar një tekst kënge për grupet e polifonisë shqiptare është dhe ekonomisti i njohur kundër masave shtrënguese nga BE-ja , ish-ministri i financave të Greqisë, Yanis Varoufakis.

Një nga kuratorët e pavionit shqiptar, arkitekti amerikan, Simon Battisti, i tha BIRN-it se teksti i Varoufakis ‘ishte shumë personal”.

“Ai ka shkruar historinë e tij kur ka qenë larg shtëpisë dhe larg vajzës së tij, duke jetuar shumë larg, në një vend tjetër”.

“Në rastet e tjera, ne kemi tekste më të përgjithshme rreth emigracionit, si në rastin e poetit Etel Adnan, i cili ritregon anën emocionale të të qenit larg nga njerëzit e dashur”, – tha ai.

Projekti me të cilin Shqipëria prezantohet quhet ‘’I Have Left You the Mountain-Të kam lënë malin”/BIRN

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Endrra fëmijërie’’, vepra artistike e re që vendoset te ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë (FOTO)
Çfarë pinin ilirët? Birrë, verë dhe ujëmjaltë »
Article Logic
Execution time: 0.044076919555664
array(1) { ["section"]=> string(79) "ish-ministri-grek-yanis-varoufakis-shkruan-tekst-per-polifonine-shqiptare-41539" }