Ish-ministri i Jashtëm, Shehu: Vota pro Palestinës, gafë e rëndë diplomatike e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 16:49 11-09-2015 Ish-ministri i Jashtëm, Shehu: Vota pro Palestinës, gafë e rëndë diplomatike e Shqipërisë

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Tritan Shehu e ka konsideruar një veprim miop votën pro të Shqipërisë në OKB për ngritjen e flamurit Palestinez në këtë organizatë.

Sipas Shehut, votimi ynë pro Palestinës është një qendrim absurd, i gabuar dhe jo produktiv si dhe një gafë e rëndë politike dhe diplomatike, për shkak se votat me SHBA-në janë diametralisht të ndryshme.

Anëtari i PD-së, shprehet se ky qendrim nuk mund të justifikohet me pritshmëritë për Kosovën, pasi vetë SHBAështë mbështetësi më i madh i Kosovës në OKB.

“Veprim ‘miop’ i Diplomacisë sonë sot në Asamblenë e OKB. Votimi ynë pro hyrjes së Palestinës në OKB është një qendrim absurd, i gabuar dhe jo produktiv, qoftë dhe si vendim vetë. Vota jonë diametralisht e ndryshme nga vota e SHBA është një "gaf" i rëndë politik e diplomatik. Kjo nuk mund të justifikohet aspak me pritshmëritë për Kosovën, përkundrazi. Mbështetësi i sigurtë dhe i fuqishëm i hyrjes së Kosovës në OKB janë në radhë të parë SHBA. Arsyetimi i koordinimit të këtij veprimi me partnerët është ‘foshnjarak’, në një kohë kur shumica e tyre kanë absenuar, pra nuk i kanë dhënë votën. Votimi i sotëm nuk i zgjidh problemet në atë zonë, se nuk vjen si pasojë e një konsensusi të gjerë, pjesë e të cilit duhet të jenë jo vetëm ShBA, por dhe Izraeli vetë, shkruan Shehu.

Lexo edhe: Kosova detyron Shqipërinë të pozicionohet “kundër” SHBA-së në OKB

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidentja e Kosovës dekoron Ismail Kadarenë me “Urdhrin e Pavarësisë”
Raporti sekret i OSBE, reagon Berisha: Riciklim i trillimeve të mediave »
Article Logic
Execution time: 0.058316946029663
array(1) { ["section"]=> string(92) "ish-ministri-i-jashtem-shehu-vota-pro-palestines-gafe-e-rende-diplomatike-e-shqiperise-20557" }