Ish-ministri i Ramës e “djeg” në diskotekë, bën rolin e DJ-it dhe “çmend” të rinjtë (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:26 26-05-2017

Ndizen fuqishëm motorët e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit. Ish-ministri i Çeshjeve Vendore, Blendi Çuçi ka preferuar të bëjë një hapje ndryshe të fushatës për të rinjtë e Gjirokastrës.

Në një diskotekë.

Madje, nuk është vetëm ambienti ajo që ra në sy, por edhe roli që mori për disa momente, atë të DJ-it, duke bërë hapjen e mbrëmjes festive me këngën e fushatës së Partisë Socialiste,  David Guetta ft. Zara Larsson - This One's For You.

Një situatë kjo që siç duket edhe në video e ka shijuar në maksimum ish-ministri, i cili që pas lirimit të tij nga detyra mbi 2 muaj më parë, Çuçi po drejton fushatën e PS në qarkun e Gjirokastrës.

Ky moment ka elektrizuar të rinjtë e pranishëm të cilët e kanë përshëndetur me brohorima dhe duke i thirrur emrin herë pas here në shenjë mbështetje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14313888549805
array(1) { ["section"]=> string(90) "ish-ministri-i-rames-e-djeg-ne-diskoteke-ben-rolin-e-dj-it-dhe-cmend-te-rinjte-video-80056" }