Ish-ministri ‘në front’ kundër AKU: Ka marrë malet dhe dënon barinjtë në 2000 metra lartësi

Publikuar tek: aktualitet, më 21:17 06-04-2018 Ish-ministri ‘në front’ kundër AKU: Ka marrë malet dhe dënon barinjtë në 2000 metra lartësi foto ilustruese

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me anë të një postimi ka reaguar kundër aksionit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për sekuestrimin e mishit në Delvinë.

Sipas Panaritit, AKU i ka shpallur luftë të gjitha staneve në male, duke i dënuar me ndalimin e përpunimit të mishit, sepse rrezikojnë monopolin e bizneseve me qingjat dhe kecat nga jashtë.

"AKU, ka marrë malet dhe po godet stanet e barinjve në 2000 m lartësi?! I kanë shpallur luftë bagëtisë dhe bujqësisë në të gjitha malet, kullotat e pyjet e Shqipërisë?! Po u grabitin barinjve dhe banorëve të atyre trevave historike, të gjitha qingjat dhe kecat e rritur ne natyrë të virgjër", ka shkruar Panariti.

REAGIMI I PLOTË:

Nje turp, nje mizori dhe pashpirtesi e pa pare dhe e padegjuar!! AKU, ka marre malet dhe po godet stanet e barinjve ne 2000 m lartesi?! I kane shpallur lufte bagetise dhe bujqesise ne te gjitha malet, kullotat e pyjet e Shqipërisë?! Po u grabitin barinjve dhe banoreve te atyre trevave historike, te gjitha qingjat dhe kecat e rritur ne natyre te virgjer!! Po i dhunojne dhe ndalojne ti perpunojne, shesin dhe konsumojne aty ku ata i mbareshtojne keto bageti brez pas brezi...Pse? Sepse janë rrezik publik!! Po.. po.. ato jane rrezik publik!! Sepse ato, rrezikojne monopolet e bizneseve te qingjave dhe kecave te orientuara nga importi. Dhe nuk stepen e nuk ndalen..!! Packa se po hedhin ne mjerim e deshperim me qindra familje qe mbahen me to.

Vetëm pasditen e sotme, AKU njoftoi se  gjatë kontrollit në një stallë bagëtish ka sekuestruar në mënyrë të menjëhershme 23 karkasat e qengjave dhe kecave në masën e 115 kg. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është I RIU që u vra në Tropojë, po kulloste bagëtitë (EMRI)
ELBASAN; I dehuri sulmon me thikë 4 persona në mes të qytetit, dërgohen me urgjencë në spital (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.01614785194397
array(1) { ["section"]=> string(95) "ish-ministri-ne-front-kunder-aku-ka-marre-malet-dhe-denon-barinjte-ne-2000-metra-lartesi-115962" }