Ish ministrja Bregu ironizon keq ministrin Bushati: Edhe Rihanna s’do kishte kaq vëmendje sa ju

Publikuar tek: politike, më 07:30 26-01-2016 Ish ministrja Bregu ironizon keq ministrin Bushati: Edhe Rihanna s’do kishte kaq vëmendje sa ju

Ironike ka qenë ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu kundrejt ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në mbledhjen e djeshme në Kuvend.

Siç sjell në vëmendje Panorama, duke qenë e çuditur për një pjesëmarrje të madhe të medias në Komision, teksa ministri Bushati fliste për themelimin e fondit të Ballkanit Perëndimor, Bregu e ka krahasuar vëmendjen mediatike të ministrit me atë që do të merrte këngëtarja, Rihana. Në fakt ka qenë vetë ministri i Jashtëm, ai që ka kërkuar në përfundim të mbledhjes ftesa të vazhdueshme të tij në Komision, ajo që nxiti edhe krahasimin e tij me këngëtaren nga deputetja demokrate.

Majlinda Bregu: Faleminderit z.ministër. Nëse nuk ka pyetje të tjera nga kolegët? Ndërhyrje? Atëherë, faleminderit për qenien tuaj në Komisionin e Integrimit që është më shumë shtëpia juaj në kohëzgjatje se shtëpia ime.

Ditmir Bushati:Faleminderit juve.

Majlinda Bregu: Përcjellim ministrin. Kamerat largohen bashkë me ministrin.

Ditmir Bushati: Na ftoni më shpesh.

Majlinda Bregu:Edhe Rihana po të vinte nuk do të kishte më shumë vëmendje me kamera se sa ju.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja nderi më i çuditshëm që i kërkohet një deputeti shqiptar
Zbardhen debatet e plota pa Ramën brenda PS: Dade: Ministrat të japin llogari. Toçi: Koçua nuk pyet askënd »
Article Logic
Execution time: 0.023254871368408
array(1) { ["section"]=> string(100) "ish-ministrja-bregu-ironizon-keq-ministrin-bushati-edhe-rihanna-s-do-kishte-kaq-vemendje-sa-ju-30941" }