Ish-presidenti Moisiu në Kumanovë, ndërkohë që Vuçiç në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 15:13 27-05-2015 Ish-presidenti Moisiu në Kumanovë, ndërkohë që Vuçiç në Tiranë Moisiu në Lagjen e Trimave

Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisi ka mbërritur sot në Kumanovë, ku ka vizituar “Lagjen e Trimave” e cila u kthye në arenën e luftimeve. Teksa kryeministri serb ka vizituar sot Tiranën, Miosiu ka takuar banorët e Kumanovës dhe ka dëgjuar me vëmendje rrëfimet e tyre mbi atë çfarë kishin parë e dëgjuar të ndodhte duke u premtuar përkrahjen e tij.

“Ende nuk ka asgjë të qartë nga shteti maqedonas, duhet një hetim ndërkombëtar. Është hapur zjarr në mënyrë të llahtarshme, zjarri është hapur pa marrë përgjigje. Mund të hapet zjarr kur tjetri të godet, njerëzit kanë qenë në shtëpi me fëmijë e gra dhe unë habitem si kanë shpëtuar banorët”, ka thënë Moisiu duke theksuar se ky ka qenë një terror i planikfikuar ndaj banorëve dhe se hetimi nuk mund të jetë i plotë nëse nuk merr pjesë Shqipëria.

 Banorët e kanë mirëpritur me entuziasëm vizitën e ish-presidentitn në një kohë që nuk duket se janë aspak entuziastë për mungesën e vizitës nga ana e Ali Ahmetit. Kujtojmë se disa ditë më parë edhe deputeti blushi vizitoi Kumanovën duke u bërë i pari politikan shqiptar që shkeli në tokën e luftimeve.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rroshi-Halimit: Qytetarët zgjedhin Kavajën për jetë më të mirë, nuk manipulojmë zgjedhjet
Vuçiç takohet me kreun e Kuvendit Meta: Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm për paqen në rajon »
Article Logic
Execution time: 0.031518936157227
array(1) { ["section"]=> string(67) "ish-presidenti-moisiu-ne-kumanove-nderkohe-qe-vucic-ne-tirane-12086" }