Ish-prokurorë, sportistë dhe gazetarë, Fino nxjerr emrat, këta janë personalitet e rëndësishëm që më mbështesin

Publikuar tek: sport, më 21:41 17-01-2018 Ish-prokurorë, sportistë dhe gazetarë, Fino nxjerr emrat, këta janë personalitet e rëndësishëm që më mbështesin

Bashkim Fino që nga momenti kur ka shpallur kandidaturën e tij për president të FSHF-së ka zhvilluar një fushatë intensive.

Duke folur në një intervistë për Report Tv, Fino u shpreh se ai ka mbështetjen e një sërë figurash të njohura të sportit në vend.

Bashkim Fino përmendi emrin e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku si një nga emrat që kandidon për anëtarë të komitetit ekzekutiv të FSHF.

Gjithashtu foli edhe për emra të tjerë me peshë si Eduard Prodani, Redi Jupi apo Artan Shyti.

"Unë u kam kërkuar klubeve dashamirëse ndaj meje që të propozojnë anëtarë për komitetin ekzektutiv të FSHF-së, ku ka personalitet si Theodhori Sollaku, Eduard Prodani, Redi Jupi, Gëzim Podgorica, apo Artan Shyti e shumë të tjerë",- tha Bashkim Fino.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manchester United merr sulmuesin e njohur, por shifrat në kontratë janë të frikshme
»
Article Logic
Execution time: 0.020581007003784
array(1) { ["section"]=> string(115) "ish-prokurore-sportiste-dhe-gazetare-fino-nxjerr-emrat-keta-jane-personalitet-e-rendesishem-qe-me-mbeshtesin-106949" }