Ish-skenaristi i “2XL” kthehet në Shqipëri dhe pasi shkroi “ Të kam dh*erë...”, jep 5 zgjidhje për kritikët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:49 18-01-2017 Ish-skenaristi i “2XL” kthehet në Shqipëri dhe pasi shkroi “ Të kam dh*erë...”, jep 5 zgjidhje për kritikët

Në fakt më shumë se sa zgjidhje janë të drejta që ish-skenaristi i "Apartamentit 2Xl" Alion Çaçi thotë se nuk i njohim, nuk i kërkojmë, nuk i zbatojmë dhe as dimë si të veprojmë.

Skenaristi  jeton në Amerikë dhe pasi erdhi në Shqipëri, bëri edhe një shënim me përshtypjet e tij “Shqipëria si m’u duk”, e ku në fund shkruante: “Me gjithë respektin, por: Shqipëri të kam dhjerë!”

Me ç’duket, skenaristi ndeshi edhe në kritika për faktin që nuk jep zgjidhje por thjesht konstaton probleme.

Dhe ja se ç’shkruan ai pas gjithë kësaj:

“Ndoshta kështu ka qenë gjithmonë, por tani po më bie më shumë në sy që të drejtat janë, por nuk i njohim. Meqënëse më janë ankuar që unë nuk jap zgjidhje por thjesht vë në dukje problemet, ja 5 të drejta të jetës së përditshme që nuk i njohim/kërkojmë/zbatojmë dhe si të veprojmë:

1. KËMBËSORËT NË VIJAT E BARDHA

Shoh grumbuj njerëzish që rrinë e presin tek vijat e bardha derisa një shofer vendos të bëjë atë që ka për detyrë të bëjë: të hap rrugën. Mos prisni, ecni dhe kaloni. Në qoftë se shoferi nuk po ndalon, ngrijini dorën në shenjë frenuese dhe vazhdoni ecni. Në rast përkeqësimi, nxirrini telefonat të cilët i përdorni vetëm për selfie dhe filmojini teksa shkelin ligjin. Herët ose vonë do edukohen.

2. INFORMACIONI NË INSTITUCIONET PUBLIKE

Çdo qytetar ka të drejtë të kërkoj në çdo institucion publik, informacion në lidhje me zhvillimin e punës së atij institucioni. Në qoftë se ju thonë të kundërtën dhe nuk ju japin informacion, është shkelje ligjore. Në këtë mënyrë, mund të mbani nën vëzhgim se ç'bëhet me taksat tuaja.

3. POLICIA E SHTETIT ËSHTË SHËRBËTORI YNË

Jemi i vetmi vend në botë që kemi frikë nga policia, në vend që të ndihemi më të sigurtë në praninë e saj edhe pse paguhet me taksat tona. Kur ju ndalon polici me makinë, sigurohuni që fjalia e parë që ju thotë është motivi se përse ju ka ndaluar. Në rast se nuk keni bërë një shkelje të dukshme me sy të lirë (fener i thyer, mungesë rrip sigurimi, tejkalim shpejtësie etj), bën mirë që polici t'iu jap një motiv real dhe të fortë se përse po ju bën të humbisni kohë të cilën nuk ua paguan askush.

4. SHFRYTËZIMI NË PUNË

Mos lejoni që punëdhënësi juaj t'ju mbaj në punë më shumë se 40 orë në javë kundrejt pagesës për 40 orë. Edhe kur e bën sikur ju rrit rrogën, e bën mbasi keni dhënë shpirtin dhe gjithsesi merrni atë që meritoni, jo një promovim real. Dhe pas kësaj, ai/ajo përsëri pretendon që ju të bëni më shumë se për çfarë paguheni. Jo! Puno për aq sa paguhesh. Po ta shikojmë të gjithë kështu, herët ose vonë do jetë metodë pune.

5. MIRËSJELLJA DHE SQARIMI

Në çdo vend që shkoni dhe paguani, qoftë privat apo shtet, keni të drejtë të trajtoheni si njeri. Sepse tek e fundit, po paguani për shërbimin, nuk ia keni borxh. Pretendoni të kërkoni të flisni me një supervizor apo menaxher në rast se operatori apo punonjësi nuk po ju trajton siç duhet. Kërkoni një mënyrë se ku mund të shkruani sugjerimet apo ankesat (fletore përshtypjesh apo faqe online ku mund të shkruani një revieë).

Pra, pretendoni dhe kërkoni të drejtat. Mos u mësoni me të shtruar kurrizin në çdo moment. Ju lutem! Se po na merrni në qafë të gjithëve si shoqëri.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.070800065994263
array(1) { ["section"]=> string(104) "ish-skenaristi-i-2xl-kthehet-ne-shqiperi-dhe-pasi-shkroi-te-kam-dh-ere-jep-5-zgjidhje-per-kritiket-65879" }