Ish-studentja e “La Sapienza” sfidon politikën me një fermë dhish në Rubik

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:59 22-05-2016 Ish-studentja e “La Sapienza” sfidon politikën me një fermë dhish në Rubik

Kur vendosi të kthehej në Shqipëri me një diplomë të “La Sapienza-s” në duar, Rigerta Loku nuk e çoi ndërmend se vendlindja do ta sfidonte me një të ardhme si fermere. Vajza nga Rubiku u kthye nga Italia gjashtë vjet më parë, pasi studioi shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare; dy diploma që i jepnin sigurinë se mund të ndërtonte një karrierë në qytetin e saj të lindjes në Veri të Shqipërisë.

“Besoja se nuk do e kisha të vështirë të gjeja një punë, veçanërisht në Rubik, kur të gjithë synonin të vinin në Tiranë,” kujton 34-vjeçarja Rigerta Loku.

Megjithatë, realiteti ishte larg përfytyrimit të saj. Rigerta Loku i tha BIRN se e dërgoi CV-në në disa institucione të pushtetit vendor në Rubik dhe në Rrëshen, por iu kthye mbrapsht pa asnjë shpjegim. Ëndrrat e saj për të bërë një ndryshim në vendlindje u thyen në mes.

 “Ka dy diploma dhe tani po ruan dhitë-dëgjoja shpesh pas krahëve,” kujton Loku. “Por ne jemi të lumtur këtu. Arrijmë të sigurojmë një jetesë normale dhe mbi të gjitha jemi të pavarur,” shton ajo.

Ideja për zhvillimin e fermës u frymëzua nga tradita e zonës, e cila sot është lënë në harresë. Rigerta Loku thotë se e dinte që ndryshe nga e shkuara, zona kishte sot mungesë të djathit të dhisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjeku shqiptar i shpëton jetën pasagjerit në avion, tregon çfarë e ndihmoi
Zhvishet lakuriq dhe hidhet në kafazin e luanit (Pamje shokuese) »
Article Logic
Execution time: 0.0141761302948
array(1) { ["section"]=> string(78) "ish-studentja-e-la-sapienza-sfidon-politiken-me-nje-ferme-dhish-ne-rubik-41146" }