Ish-të përndjekurit, ja si ndahet fondi 2 miliardë lekë dhe kategoritë që kanë prioritet

Publikuar tek: ekonomi, më 09:42 05-02-2017 Ish-të përndjekurit, ja si ndahet fondi 2 miliardë lekë dhe kategoritë që kanë prioritet

Ish-­të përndjekurit politikë do të marrin 2 miliardë lekë gjatë vitit 2017. Fondi është bërë efektiv dhe të parët që do të përfitojnë janë 1.500 ish­të dënuar politikë të kategorisë parësore, të cilët presin të marrin këstin e shtatë. Fondi i vënë në dispozicion të kategorisë parësore është 70% e totalit prej 2 miliardë lekësh. Ndërkohë, 30% e të gjithë fondit do të shkojë për pagesat e trashëgimtarëve, të cilët presin këstin e tretë ose të katërt.

FONDI

 Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit prej 2 miliardë lekësh do të shpërndahet brenda vitit 2017 për 23 mijë dosje ish­të përndjekurish politikë të cilët janë për t’u trajtuar financiarisht. Fillimisht do të marrin këstin e shtatë dhe të tetë përfituesit që janë pjesë e skemës parësore, më pas do të nisë shpërndarja e kësteve të mbetura për kategorinë joparësore.

KATEGORIA PARËSORE

 Ministria e Financave përcakton kategoritë që kanë prioritet për të marrë kompensimin për të afërmit që kanë vuajtur në burgjet e sistemit komunist. Janë përcaktuar gjashtë kategori prioritare dhe janë përcaktuar dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese. Të parat në listë janë gratë ish­të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës.

 Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish­të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish­të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda.

 Në kategorinë e katërt me prioritet janë personat ish­të dënuar që janë gjallë të cilët, pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Në kategorinë e pestë me prioritet janë personat ish­të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç.

Në kategorinë e Pagesat për kategorinë joparësore, ku përfshihen trashëgimtarët e parë dhe të dy të ish­të dënuarve politikë, kanë ecur me ritme të avashta për shkak të mungesës së dokumentacionit. Për trashëgimtarët, fëmijët, nipërit dhe mbesat e ish­të përndjekurve po shpërndahet kësti i dytë dhe në përfundim të tij do të nisë ndarja e këstit të tretë. Pagesat do të kryhen në bazë të numrit rendor të pagesës së këstit pararendës.

Sipas ligjit në fuqi, kur ish­i dënuari politik që jeton ose trashëgimtari ligjor, humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor.

Në këto raste veprimet nga Ministria e Financave bëhen në emër të personit me këtë të drejtë. Në rastin kur ish­të dënuarit politikë jetojnë, ai ose trashëgimtari ligjor kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme tërheqjen e dëmshpërblimit financiar. Në këto raste veprimet nga Ministria e Financave kryhen në emër të personit me këtë të drejtë.

DOKUMENTET PËR KATEGORITË PARËSORE

1. Ish­të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës:

1. Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit.

2. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare, në një nga bankat e nivelit të dytë, për ish­të dënuarën politike.

2. Ish­të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të ligjit 94/2014:

1. Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit;

2. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare, në një nga bankat e nivelit të dytë, për ish­të dënuarin politik ose të kujdestarit të tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar.

3. Ish­të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm:

1. Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit;

2. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare, në një nga bankat e nivelit të dytë, për ish­të dënuarin politik; 3. Dokumentacioni që vërteton sëmundjet e rënda.

4. Ish­të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji:

 1. Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;

2. Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur;

3. Certifikatë personale të fëmijës/ fëmijëve të mitur;

4. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare, në një nga bankat e nivelit të dytë, për ish të dënuarin politikë.

5. Ish­të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji:

1. Certifikatë vdekjeje e ish­të dënuarit politik, origjinale;

2. Certifikatë origjinale e trungut familjar të ish­të dënuarit politik, ku të përfshihen: fëmija/fëmijët e mitur. Certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare;

 3. Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të ish­të dënuarit politik që nuk jeton;

 4. Akt trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose fotokopje e noterizuar;

 5. Vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna/babai i të miturit nuk jeton më;

6. Nr. llogarie bankare në lekë në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në emër të kujdestarit ligjor të të miturit;

7. Dokument identiteti (kopje ID­je, pasaporte) të kujdestarit ligjor.

6. Ish­të dënuarit politikë që jetojnë, në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji:

1. Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit;

2. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare, në një nga bankat e nivelit të dytë, për ish­të dënuarin politik. Kur ish­i dënuari politik që jeton ka humbur zotësinë juridike për të vepruar, kujdestari ligjor. (Gazeta Shqiptare)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021628856658936
array(1) { ["section"]=> string(93) "ish-te-perndjekurit-ja-si-ndahet-fondi-2-miliarde-leke-dhe-kategorite-qe-kane-prioritet-67766" }