Ish- të përndjekurit politikë protestë për dëmshpërblimet, ministrja Gjonaj: Marr përsipër rishikimin e kërkesave

Publikuar tek: politike, më 17:14 11-01-2018 Ish- të përndjekurit politikë protestë për dëmshpërblimet, ministrja Gjonaj: Marr përsipër rishikimin e kërkesave

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj priti ditën e sotme përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist, pas kërkesës së tyre për informacione në lidhje me dëmshpërblimet. 

Ky takim vjen pasi dhjetra ish- të përndjekur nga regjimi komunist u mblodhën ditën e sotme përpara Ministrisë së Drejtësisë për mos marrjen e asnjë kësti shpërblim për vitet e burgut, ndërsa paraljmëruan edhe për një grevë urie si ajo e vitit 2012.

Ministrja Gjonaj mori përsipër ngritjen e një praktike pune për rishikimin e dosjeve dhe trajtim me objektivitet dhe paanësi të kërkesave. Ministrja e Drejtësisë u premtoi ish- të përndjekurve se do kthejë përgjigje në një afat kohor të shkurtër dhe se rishikimi do të ketë transparencë të plotë. 

Screenshot_21.jpg

Screenshot_20.jpg

Screenshot_19.jpg

Më shumë në këtë kategori: « As mysliman as katolik, Edi Rama zbulon çfarë do bëhet Zaho kur të rritet dhe ku do besojë
Patozi flet për protestën e Opozitës: Basha nuk ndez dot as partinë »
Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666
array(1) { ["section"]=> string(117) "ish-te-perndjekurit-politike-proteste-per-demshperblimet-ministrja-gjonaj-marr-persiper-rishikimin-e-kerkesave-106216" }