Ish-të përndjekurit-Veliajt: Piramida e diktatorit të jetë një multimuze

Publikuar tek: politike, më 10:14 16-06-2015 Ish-të përndjekurit-Veliajt: Piramida e diktatorit të jetë një multimuze

Pas drejtuesve të klubit të futbollit “Tirana”, edhe grupimi i ish të përndjekurve politikë kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për kandidatin e koalicionit të majtë në garën për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Në një takim me kandidatin Veliaj, ish të përndjekurit politikë kanë dhënë vlerësimet e tyre pozitive veçanërisht për nisjen e procesit të dëmshpërblimit për këtë shtresë.

Kandidati Veliaj vuri në dukje se edhe Tirana ka nevojë që të jetë dëshmi e faktit se ne nuk harrojmë, por në fakt prej historisë mësojmë se çfarë nuk duhet të bëjmë në të ardhmen.

“Dua t’ju falënderoj për mbështetjen në këtë sipërmarrje të re dhe do të propozoja të kishim një përfaqësi të shoqatës, e cila bashkë me bashkinë, si pjesë e një komiteti që vlerëson idetë që vijnë nga artistët, arkitektët apo urbanistët, të gjejmë një hapësirë, ku edhe të kemi një memorial për ish të përndjekurit, si një simbolikë e fortë dhe e fuqishme”, u shpreh ai.

 Nga ana tjetër, ish të përndjekurit propozuan që Piramida e diktatorit të jetë një multimuze, ashtu si vendet e tjera të lindjes, për të gërshetuar historinë e komunizmit, në mënyrë që të gjithë të mësojnë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Politikanët të zënë me fushatën, s’ka Parlament
Dako: Italiania më dha idenë për realizmin e “projektit të jetës sime” »
Article Logic
Execution time: 0.026878118515015
array(1) { ["section"]=> string(77) "ish-te-perndjekurit-veliajt-piramida-e-diktatorit-te-jete-nje-multimuze-13719" }