Ish-trajneri i Shqipërisë, Hafizi “godet” De Biasin: Ai e humbi dinjitetin e ekipit Kombëtar

Publikuar tek: sport, më 23:44 14-11-2016 Ish-trajneri i Shqipërisë, Hafizi “godet” De Biasin: Ai e humbi dinjitetin e ekipit Kombëtar

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi nuk i ka kursyer sulmet ndaj De Biazit pas humbjes 3-0 kundër Izraelit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, ai është shprehur se italiani i stolit të kuqezinjve e humbi dinjitetin e skuadrës Përfaqësuese me këtë humbje, sepse mund të mos bënte ndërrime në sulm kur ekipi ishte me dy lojtarë mangët.

Hafizi deklaroi se më mirë është një humbje 1-0 se sa një 3-0 në shtëpi, ndërsa u shpreh i habitur edhe nga sjellja e portierit Etrit Berisha, që u ndëshkua me karton të kuq.

“Humbja është komplekse. Ajo vjen si rrjedhojë e disa momenteve jo të mira të ekipit tonë. I kam evidentuar këtë momente negative të skuadrës Kombëtare edhe pas ndeshjes kundër Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit.

Duke u marrë më shumë me rezultatin e ndeshjeve kemi harruar mënyrën e të luajturit.

Lojën sulmuese nuk e njohim fare. Mënyra e lojës së De Biazit nuk ka qenë e duhura. Nuk i bëj kritikat në mënyrë negative dhe që të merren si personale.

Pas Europianit, ekipi është bërë mendjemadh. Shqipëria tani është fokusuar më shumë te mbrojtja, sepse është më e lehtë se të përqendrohesh te sulmi. Unë e di se çdo trajner ka nevojë për mbështetje. Edhe unë kur kam qenë trajner i Kombëtares kam pasur nevojë për një fjalë të mirë dhe nuk i them këto fjalë për të sulmuar ndokënd.

De Biazi gjendet në një situatë shumë kritike. Ai e humbi ndeshjen dhe kontrollin e sfidës me zëvendësimet e bëra. Është më logjike të humbësh 1-0 dhe jo 3-0.

De Biazi e pranoi në heshtje këtë humbje. Ai tha pas ndeshjes se nuk kishte se çfarë të bënte. Unë mendoj se De Biazi kishte se çfarë të bënte. Duhet të ruante të paktën dinjitetin e skuadrës.

Berisha? Nuk e kuptoj këtë acarim të jashtëzakonshëm të tij në rastin e goditjes ndaj Zahavit. Nuk duhet ta bënte. Është një gabim i pafalshëm për Berishën, sepse dënoi ekipin”, deklaroi Astrit Hafizi në “Opinion”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarjet me tifozët shqiptarë në miqësoren ndaj Italisë, Federata merr masa për sfidën ndaj kuqezinjve
“Ndeshja Shqipëri-Izrael do luhej në fushë neutrale”, Qeveria Shqiptare i dërgoi letër FIFA-s »
Article Logic
Execution time: 0.01885199546814
array(1) { ["section"]=> string(94) "ish-trajneri-i-shqiperise-hafizi-godet-de-biasin-ai-e-humbi-dinjitetin-e-ekipit-kombetar-59526" }