Ish-trajneri: Me Granitin kishim mosmarrëveshje për Taulantin

Publikuar tek: sport, më 10:56 08-12-2016 Ish-trajneri: Me Granitin kishim mosmarrëveshje për Taulantin

Vëllezërit Xhaka u përballen për herë të tretë kundër njëri-tjetrit të martën në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që të dy kanë dalë si futbollistë nga Akademia e Baselit.

Një prej personave me më shumë ndikim për suksesin e tyre është Thorsten Fink, ish-trajner iBaselit. Ai në një intervistë për ‘Blick’ ka zbuluar se si u rritën futbollistët shqiptarë.

Fink tani drejton Austrinë e Vjenës ndërsa Graniti luan për Arsenalin. “Graniti që prej fëmijërisë së tij kishte besim në vete. E dinte se çfarë dëshironte. Kur ai u bë kampion i botës me U-17, filluan vlerësimet ndaj tij”, thotë ish-trajneri i tyre, raporton Albinfo.

“Graniti kishte mentalitet fitues. Kur barazuam ndaj Manchester Unitedit në ‘Old Trafford’ ai ishte i pakënaqur sepse ne nuk fituam”, ka shtuar Fink.

Ai ka zbuluar edhe një detaj interesant kur Granti i kishte kërkuar më shumë minuta për Taulantin. “Njëherë kisha mosmarrëveshje me Granitin, pasi ai dëshironte që vëllai i tij të kishte më shumë minuta”, thekson Fink. Por, trajneri është i kënaqur që tashmë Taulanti është njëri nga lojtarët kyç te Baseli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tetë skuadra sigurojnë fazën tjetër në Champions, katër shkojnë në Europa League
Dy ish-futbollistët e Kombëtares marrin drejtimin e U21 dhe U19 »
Article Logic
Execution time: 0.021989107131958
array(1) { ["section"]=> string(66) "ish-trajneri-me-granitin-kishim-mosmarreveshje-per-taulantin-61984" }