Ish-truproja i Berishës, inspektor i mishit në Bashkinë e Tiranës

Publikuar tek: politike, më 20:04 23-09-2015 Ish-truproja i Berishës, inspektor i mishit në Bashkinë e Tiranës

Arian Adhami, ish-truproja e Sali Berishës ka mbajtur deri pak kohësh postin e inspektorit të mishit pranë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion ky që varet nga Bashkia e Tiranës.

Ky fakt është bërë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, pasi ai u akuzua nga demokratët se ka shkarkuar nga puna rreth 60 punonjës të kësaj agjencie. Sipas Veliajt, këto emërime janë bërë në mënyrë jo të drejtë, pasi personat që punonin në këtë agjenci nuk kishin profilin e duhur profesional.

“Arian Adhami është ish-badigard i Saliut në 21 janar. Çfarë inspektor mishi është ky, s’e kuptoj?! Ky është inspektor i mishit të derrit për Bashkinë e Tiranës? Tani, o ka inspektuar mishin e derrit kur ka qenë truproja i dikujt në Kryeministri, ose është bërë inspektor i mishit të derrit tani, por me titullin inspektor mishi derri, i rrethuar me kallash, ndërkohë që Tirana qelbej erë dhe asnjë mish nuk inspektohet”, ka thënë Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku i Tiranës ka pohuar gjithashtu se në administratën e bashkisë së drejtuar nga ish-kryetari Lulzim Basha, është punësuar në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit si përgjegjës veterinar edhe ish-deputeti i PD, Ndue Paluca, ndonëse profesioni i tij është agronom dhe jo veteriner.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alushi denoncon procesin e zgjedhjeve brenda PS-Vlorë: Kandidaturat jo nëpërmjet telefonit
Bosët e medias, mes afsheve të verës dhe sharjeve për qeverinë, ja pse ndodhi takimi i djeshëm »
Article Logic
Execution time: 0.019268989562988
array(1) { ["section"]=> string(70) "ish-truproja-i-berishes-inspektor-i-mishit-ne-bashkine-e-tiranes-21504" }